Djali vret të dashurën dhe shëtit me trupin e saj të pajetë nëpër qytet - Gazeta Express
string(71) "djali-vret-te-dashuren-dhe-shetit-me-trupin-e-saj-te-pajete-neper-qytet"

Djali vret të dashurën dhe shëtit me trupin e saj të pajetë nëpër qytet

Gazeta Express

27/05/2020 14:18

Philip Grigoryev, 26 vjeç nga Rusia, është arrestuar pasi dyshohet se ka mbytur me spango të dashurën e tij Arina 24 vjeç, pas një konflikti gjatë natës.

Sipas autoriteteve, 26-vjeçari pasi rrahu dhe vrau atë, e vuri trupin e saj në një karrocë dhe shëtiti rreth një orë nëpër rrugët e qytetit. Asnjë nga banorët nuk e kuptuan se ai kishte në karocë një trup të pajetë sepse e kishte mbuluar mirë me dërrasa.

Lexo Edhe:

Ai shkoi në një ndërtesë, hipi në ashensor dhe në katin e 12 nxorri trupin e pajetë dhe e fshehu aty.

Këtë ngjarje e ka raportuar miku i Philip Grigoryev në polici dhe më pas është arrestuar me akuzën e rënd, vrasje me dashje.

Grigoryev ishte një mjeshtër skenik që punonte në koncertet që zhvillonin grupet muzikore ruse dhe perëndimore.

Pasi humbi punën e tij në janar kur koncertet u ndaluan për shkak të koronavirus, ai punoi si shofer taksie.