Djali vrau nënën në Ferizaj, policia jep detaje për rastin - Gazeta Express
string(57) "djali-vrau-nenen-ne-ferizaj-policia-jep-detaje-per-rastin"

Djali vrau nënën në Ferizaj, policia jep detaje për rastin

Gazeta Express

11/08/2020 9:18

Policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh ka dhënë detaje të rastit në Ferizaj, ku djali dyshohet se ka vrarë nënën e tij, 83 vjeçare.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari kishte probleme psikike.

Lexo Edhe:

“Rr. Ejup Statovci, Ferizaj 10.08.2020 – 07:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme psikike), pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën femër kosovare me armë të ftohtë. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet relevante policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.