Djali që humbi babanë në tërmetin e 2002-tës në Gjilan me postim prekës: Ku ishit atëherë? - Gazeta Express
string(88) "djali-qe-humbi-babane-ne-termetin-e-2002-tes-ne-gjilan-me-postim-prekes-ku-ishit-atehere"

Gazeta Express

29/11/2019 10:43

Djali që humbi babanë në tërmetin e 2002-tës në Gjilan me postim prekës: Ku ishit atëherë?

Gazeta Express

29/11/2019 10:43

Tërmeti, që në vitin 2002 goditi qytetin e Gjilanit, la një person të vdekur, derisa pati edhe shumë pasoja materiale, shkruan Gazeta Express.

Djali i burrit që vdiq vite më parë në Gjilan, ka bërë një postim prekës, duke kujtuar kohën e atëhershme.

Gyner Muja, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ka kaluar nëpër sfidat që momentalisht i kanë banorët e Shqipërisë.

Ai shton se është i kënaqur që sheh njerëzit duke ndihmuar popullin pas tërmetit shkatërrues në Durrës.

Megjithatë, Muja ka kujtuar edhe se në vitin kur kishte ndodhur tragjedia në Gjilan, biznesmenë, politikanë e këngëtarë nuk i dolën në ndihmë të prekurve, e as familjes së tij.

“Për ju që keni harru në termëtin e vitit 2002 ishte vetëm një viktimë (BABAI IM), të më falni ku ishit ju. Apo ndoshta atëherë nuk ekzistonin, like, folloë, sponsored, Facebook, e Instagram, për t’i bërë marketing vetës”, tha ai.

Ai tutje, ka thënë se kishte mbetur pa u shkolluar, derisa ishte detyruar që të punonte qysh në moshë të re për të siguruar jetesën.

Gyner Muja ka shkruar se në vitin 2002 ishte organizuar edhe një koncert bamirësie për familjen, por, thotë se të hollat e mbledhura nuk u ishin dorëzuar asnjëherë.

Tërmeti më i fuqishëm, me magnitudë 5.7 shkallë të Rihterit dhe me intensitet 8 ballë të Merkalit, ka goditur regjionin e Gjilanit më datë 24 prill 2002, kur një person humbi jetën dhe u shënuan dëme të mëdha materiale. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement