“Djali im anuloi dasmën për herë të dytë”, Netanyahu: Të gjithë po paguajmë çmim në këtë luftë - Gazeta Express
string(90) "djali-im-anuloi-dasmen-per-here-te-dyte-netanyahu-te-gjithe-po-paguajme-cmim-ne-kete-lufte"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 15:12

“Djali im anuloi dasmën për herë të dytë”, Netanyahu: Të gjithë po paguajmë çmim në këtë luftë

Lajme

Gazeta Express

19/06/2025 15:12

Pas vizitës së realizuar në spitalin Soroka të goditur nga një raketë iraniane, lideri izraelit Benyamin Netanyahu është deklaruar se “të gjithë janë duke paguar një çmim personal” në këtë konflikt.

Sipas The Times Of Israel, në një deklaratë që pritet të kritikohet nga kundërshtarët e tij politik, Netanyahu ka thënë se:

 “Ka pasoja personale, njerëz janë lënduar, familje kanë humbur të dashurit e tyre. Secili prej nesh mban një barrë personale, dhe as familja ime nuk ka qenë e përjashtuar – është hera e dytë që djali im Avner anulon një dasmë për shkak të kërcënimeve me raketa. Kjo është një kosto personale edhe për të fejuarën e tij. Dhe dua të them se gruaja ime e dashur është një heroinë – edhe ajo po përballon një kosto personale.”