string(92) "djali-ia-vrane-ne-siri-rrefimi-i-dhimbshem-i-nenes-qe-endet-prej-6-vitesh-ne-zyrat-e-shtetit"

Gazeta Express

08/10/2020 16:33

Djali ia vranë në Siri, rrëfimi i dhimbshëm i nënës që endet prej 6 vitesh në zyrat e shtetit

Gazeta Express

08/10/2020 16:33

6 vite pas vrasjes së Ervin Hasanaj në Siri, nëna e tij Xhyhyre Shabani kërkon eshtrat e djalit dhe çregjistrimin nga Gjendja Civile.

Mes lotësh ajo tregon dhe arsyen që i biri, në atë kohë vetëm 21 vjeç, vendosi të largohej për një jetë më të mirë.

“Ka shku me familje djali për punë, nuk ka shkuar për të luftuar. Djali im ka vuajtur për një copë bukë, falej 5 herë në xhami dhe e kanë vrarë duke dalë nga xhamia.”

57-vjeçarja dyshon se djalin ia vranë pasi nuk u përfshi në luftë, ndaj kërkon mbështetje nga shteti.

Xhyhyre Shabani me djalin e saj Ervinin

“Kanë dashur ta fusin në luftë, djali nuk ka pranuar dhe ka dashur të kthehet dhe se ka lënë ISIS. Kam 5 vjet që djalin e kam gjallë këtej dhe të vdekur andej.”

Tregon se pas një vit qëndrimi, Ervini mori me vete bashkëshorten dhe fëmijët.

“Djali ka shkuar një vit përpara dhe pastaj ka marrë nusen. Të paktën një vërtetim të na japin që tu lidhim një pension fëmijëve sa të mbarojnë gjykatat. Ai i ka të dhënat, ka dalë edhe në gazetë që e ka vrarë ISIS”.

Xhyhyre Shabani

Vdekjen e djalit e mësoi më 1 prill 2014, 1 javë pasi ai ishte vrarë.

Xhyherja sot e sëmurë tregon se jeta e saj ka qenë tejet e vështirë, pasi që në moshën 32-vjeçare është detyruar të jetë vetë burrë e grua.

“Mos i rëntë as armikut halli im!”

I riu la pas bashkëshorten dhe 3 vajzat e tij që sot janë pa asnjë ndihmë, ndaj kërkon vëmendjen e duhur nga shteti./tv ora