Djali i Thaçit tallet me rrëzimin e Qeverisë Kurti, e paraqet si sukses të babait - Gazeta Express
string(80) "djali-i-thacit-tallet-me-rrezimin-e-qeverise-kurti-e-paraqet-si-sukses-te-babait"

Gazeta Express

25/03/2020 23:53

Djali i Thaçit tallet me rrëzimin e Qeverisë Kurti, e paraqet si sukses të babait

Gazeta Express

25/03/2020 23:53

Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit – Endrit Thaçi, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me një fotografi në llogarinë e tij në Instagram.

Endrit Thaçi përmes një fotografie të edituar ka bërë përpjekje që rrëzimin e Qeverisë Kurti t’ia atribuojë babait tij si një sukses, me një fotografi të cilën ky i fundit e publikojë ditë më parë.

Lexo Edhe:

Thaçi ka postuar një foto ku shihet Thaçi duke e krasitur pipat e pemës, e aty shihet edhe foto e Kurtit.

Përveç Endritit, të njëjtën fotografi e ka postuar edhe mbesa e Thaçit, gjegjësisht çika e vëllait të tij.

Presidenti Thaçi, ditë më parë kishte publikuar një fotografi ku shihej duke krasitur pipat e pemëve në fshatin e tij, Burojë e Skenderajt.

Thaçi shkroi “Burojë, në prag të pranverës. Koha e krasitjes së pipave të tepërt. HTH”, e kjo legjendë u komentua si një paralajmërim në skenën e politikës.