“Për të gjitha nënat, a u ka ndodhur kjo fëmijëve tuaj të vegjël?”
Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton, ka vendosur që të kërkojë ndihmën e ndjekësve në rrjetet sociale pasi djali i saj pretendon se ka parë një fantazmë në shtëpinë e tyre.
Hilton postoi në “Instagram” një video të djalit 2-vjeçar, Phoenix, i cili shfaqet duke i treguar asaj një ‘fantazmë’.
Duke iu drejtuar nënave të tjera që e ndjekin në rrjetin social, Paris u kërkoi atyre ta kontaktonin dhe t’i tregonin nëse kishin përjetuar ndonjëherë diçka të ngjashme.
“Epo, kam frikë… Për të gjitha nënat, a u ka ndodhur kjo fëmijëve tuaj të vegjël? “Do të doja shumë ta dija… për qëllime kërkimore”, shkroi ajo bashkëngjitur me videon në fjalë.
Në video, Phoenix shihet duke i thënë nënës së tij, duke treguar me gisht një derë: “Ka një fantazmë atje brenda… Ka një fantazmë atje dhe atje”.
Në momentin që Paris Hilton e pyet se ku është fantazma, djali i saj përgjigjet: “Ajo fantazmë…” , përpara se të tregojë me gisht një derë dhe të thotë: “Fantazmë”.
Teksa ka vazhduar ta pyesë për atë që pa, ai i thotë: “Në dhomën e mamasë” dhe vazhdon: “Një fantazmë brenda… një fantazmë brenda dyqanit. Fantazmë në këtë derë”.
Kujtojmë se trashëgimtarja e famshme ka dy fëmijë, Phoenix 2-vjeçar dhe London 1-vjeçar me bashkëshortin e saj, Carter Reum.