Djali i Maradonës në përvjetorin e vdekjes së të atit: Kam shumë gjëra për të t’i thënë - Gazeta Express
string(85) "djali-i-maradones-ne-pervjetorin-e-vdekjes-se-te-atit-kam-shume-gjera-per-te-ti-thene"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 14:28

Djali i Maradonës në përvjetorin e vdekjes së të atit: Kam shumë gjëra për të t’i thënë

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 14:28

Diego Maradona Junior, djali i futbollistit të ndjerë argjentinas Diego Maradona, e ka postuar një shkrim prekës në rrjetet sociale në njëvjetorin e vdekjes së babait të vet.

Maradona vdiq në moshën 60-vjeçare nga një sulm në zemër në nëntor të vitit të kaluar, pak javë pasi ishte operuar në tru, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ish-sulmuesi i Boca Juniors, Barcelonës dhe Napolit e kishte luftuar varësinë nga kokaina dhe alkooli për vite të tëra dhe vuante nga çrregullime në mushkëri, veshka dhe zemër kur vdiq.

Vdekja e tij i tronditi tifozët e futbollit në gjithë botë dhe dhjetëra mijëra prej tyre u mblodhën për ta përcjellë atë drejt banesës së fundit.

Në njëvjetorin e vdekjes së tij, djali i tij Diego Maradona Junior shkroi në Instagram, duke e postuar edhe një video me pamje nga çastet e tyre së bashku.

“Mund të vish poshtë për të paktën një minutë, të ma japësh një përqafim, të qeshim pakëz së bashku”, shkroi ai në Instagram.

“Kam shumë gjëra për t’i treguar, shumë këngë për t’i kënduar së bashku dhe për t’i shikuar ndeshjes e Napolit”.

Ai shtoi: “Baba, është bërë një vit që prej se na lë, kush e di se ku. Fluturo lart ashtu siç di vetëm ti. Të dua dhe më mungon shumë”.

Për ta shënuar njëvjetorin e vdekjes së Maradonës, klubet e Argjentinës do të mbajnë një minutë heshtje para takimeve të tyre dhe lojtarët do të vendosen në fushë në formë të numrit 10.

Në Napoli, ku ai e kaloi një pjesë të karrierës, do të zbulohen dy statuja për të./Gazeta Express/