Djali i Kadri Veselit i kundërpërgjigjet Kurtit: Deklaratat për “instruksione nga Haga” janë të pavenda dhe jo dinjitoze - Gazeta Express
string(117) "djali-i-kadri-veselit-i-kunderpergjigjet-kurtit-deklaratat-per-instruksione-nga-haga-jane-te-pavenda-dhe-jo-dinjitoze"

Gazeta Express

03/07/2025 18:24

Djali i Kadri Veselit i kundërpërgjigjet Kurtit: Deklaratat për “instruksione nga Haga” janë të pavenda dhe jo dinjitoze

Gazeta Express

03/07/2025 18:24

Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, Klestori, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi ky i fundit në një emision televiziv tha se PDK-ja i ka disa kryetarë dhe disa nga ta marrin instruksione nga Haga.

Kjo deklaratë, siç thotë djali i Veselit, është e pavend, dhe aspak dinjitoze.

“Për familjen tonë dhe familjet e bashkëluftëtarëve të babait, që po ballafaqohemi me sfida jo të lehta tash e disa vite, deklaratat e tilla jo vetëm që na rëndojnë gjendjen neve, por nuk i bëjnë nder as vetë kryeministrit në detyrë”, ka shkruar Klestori në Instagram.

Më tej, Klestori ia bëri me dije kryetarit të LVV-së së kryetar i PDK-së është Memli Krasniqi dhe siç shkruan ai, “Kurti e kushdo tjetër në skenën politike, nuk kanë pse t’i frikësohen debateve konstruktive politike”.