Djali i Gucatit: Falë luftës së Hysniut e Nasimit, Albini ka pasë mundësi të ulet në kolltuk - Gazeta Express
string(90) "djali-i-gucatit-fale-luftes-se-hysniut-e-nasimit-albini-ka-pase-mundesi-te-ulet-ne-kolltuk"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 17:47

Djali i Gucatit: Falë luftës së Hysniut e Nasimit, Albini ka pasë mundësi të ulet në kolltuk

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 17:47

Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati, i cili ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë për mosreagim ndaj Aktgjykimit dënues të Speciales për ish-udhëheqësit e veteranëve ka folur edhe njëherë për mosreagim të qeverisë.

Gucati në emisionin Frontal të T7, u shpreh se falë luftës së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, kryeministri Kurti e ka pasë mundësinë që të ulet në kolltukun e shefit të qeverisë raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Çka më ka befasu është se pas një jave s’kemi as reagim zyrtar nga qeveria e Kosovës, unë nuk kam asgjë personale me kryeministrin Albin Kurti por është e padrejt që të mos reagohet ndaj luftëtarëve të lirisë. Nuk janë në pyetje Hysniu e as Nasimi, janë dënuar udhëheqësit e veteranëve. Falë luftës së Hysniut dhe Nasimit, kryeministrit Kurti i është mundësuar që sot të ulet në kolltuk dhe ta udhëheqë Kosovën”, tha ai në Frontal.

Ai tha poashtu se presin që Apeli ta shfuqizojë vendimin e shkallës së parë të Speciales.

“Ata kanë shpresu që do të lirohen kanë qenë optimist se nuk do të dënohen. Hysniu e priti me qetësi vendimin, nuk ka pasur reagime kur është shpallë Aktgjykime, s’ka pasur nervoze ose diçka, dytë kanë qëndruar shumë të fortë. I keni parë edhe pamjet kur ata kanë buzëqeshur dhe na kanë përshëndetur. Unë jam takuar edhe pas vendimit, jam taku. Kanë besim që shkalla e Apelit ta kthejë prapa vendimin ose nëse nuk e kthen të paktën ta zbres vendimin për burg. Procedura e Apelit mund të zgjasë deri në 6 muaj, deri në fund të muajit mund të kemi një vendim nga Apeli”, tha ai.

FRONTAL LIVE – 24.05.2022