Djali i dëshmorit të vrarë tek Ura e Ibrit: “Kur e kanë plagosë, e ka çu kryet me pa kush e ka kapë, shqiptarët apo serbët” - Gazeta Express
string(118) "djali-i-deshmorit-te-vrare-tek-ura-e-ibrit-kur-e-kane-plagose-e-ka-cu-kryet-me-pa-kush-e-ka-kape-shqiptaret-apo-serbet"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 16:59

Djali i dëshmorit të vrarë tek Ura e Ibrit: “Kur e kanë plagosë, e ka çu kryet me pa kush e ka kapë, shqiptarët apo serbët”

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 16:59

Djali i dëshmorit Avni Hajredini, i cili u vra më 13 shkurt 2000 në veri të Mitrovicës nga plumbi i një snajperi serb, ka rrëfyer në emisionin Kosova Live momentet e fundit të jetës së të atit.

Sipas tij, Avniu në çastet e fundit, teksa mbahej nga shokët në një karrocë pas plagëve, ngriti kokën për të parë kush e kishte kapur, shqiptarët apo serbët.

Donik Hajredini theksoi se dëshira e vetme e babait të tij ka qenë bashkimi i urës së Ibrit, prandaj kërkon që ajo të mbajë emrin e dëshmorit, si kujtim i sakrificës së tij dhe amanet i pa realizuar.