Djali e godet 7 herë me thikë nënën në Dibër, 50-vjeçarja dërgohet në Spitalin e Traumës - Gazeta Express
string(87) "djali-e-godet-7-here-me-thike-nenen-ne-diber-50-vjecarja-dergohet-ne-spitalin-e-traumes"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 13:15

Djali e godet 7 herë me thikë nënën në Dibër, 50-vjeçarja dërgohet në Spitalin e Traumës

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 13:15

Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Maqellarë të Dibrës ku djali plagosi rëndë me thikë nënën e tij.

Sipas mediave në Tiranë, mësohet se i biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.

I riu mësohet se përballej prej kohësh me shenja të depresionit.