“DJALË PREJ ANGLIE ME FLOKË T'GATA – Këtu t'del guha me bicikletë”, Bekë Berisha shkakton të qeshura teksa përshkruan Përparim Ramën - Gazeta Express
string(125) "djale-prej-anglie-me-floke-tgata-ketu-tdel-guha-me-biciklete-beke-berisha-shkakton-te-qeshura-teksa-pershkruan-perparim-ramen"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 22:25

“DJALË PREJ ANGLIE ME FLOKË T’GATA – Këtu t’del guha me bicikletë”, Bekë Berisha shkakton të qeshura teksa përshkruan Përparim Ramën

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 22:25

Kandidati për kryetar të Prishtinës, nga radhët e AAK’së, Bekë Berisha ka shkaktuar të qeshura në studion e Pressingut teksa ka përshkruar kryetarin aktual të kryeqytetit, Përparim Rama.

Ai tha se ‘plani holandëz për biçikleta nuk përkon me Prishtinën, pasi këtu është kodër’.

“Ky është një djalë prej Anglie me flokë të gata, u ardh në Prishtinë, me apliku një plan holandez për biçikleta, e që nuk përkon me Prishtinën, se këtu del guha me i hyp biçikletës me shku në punë, se është kodër, edhe ti nëse nuk ki tush dikun kur shkojsh me biciklet në pUne, ti bohesh kahre. Të thom unë ndryshe, unë nuk du me i grah bicikletës”, tha ai.