string(73) "djale-i-ri-i-forte-dhe-luftarak-trump-plot-lavdata-per-presidentin-sirian"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 13:59

“Djalë i ri, i fortë e luftarak”, Trump plot lavdata për presidentin sirian

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 13:59

BBC po vazhdon të sjellë komente të tjera të presidentit amerikan Donal Trump, të bëra gjatë udhëtimit të tij për në Doha.

Bëhet e ditur se presidenti Trump ka komentuar edhe takimin e tij me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa në Riad për gazetarët që e shoqëronin, duke thënë se “ka shkuar shumë mirë”.

Thuhet se ai e ka përshkruar presidentin sirianin si një: “Djalë të ri, tërheqës e të fortë. Me të kaluar shumë të fortë. Luftëtar”.

Më tej, Trump ka treguar se ka diskutuar edhe me presidentin Erdogan në lidhje me presidentin sirian.

“Kam biseduar me presidentin Erdogan, i cili është shumë mik me të. Ai ndjen se ai ka mundësinë për të bërë një punë të mirë. Është një vend i shkatërruar.”

Presidenti i ShBA-së poashtu ka thënë se mendonte se Siria do të bashkohej me Marrëveshjet e Abrahamit për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.

“Unë mendoj se ata duhet të rregullojnë gjërat e veta. I thashë atij, ‘Shpresoj që do të bashkoheni kur të jeni rregulluar. Ai tha, ‘po’. Por ata kanë shumë punë për të bërë,” është shprehur Trump.