Divjakë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Fierseman, ku pas një sherri të fortë për pronat, një 50-vjeçar ka qëlluar me armë vëllanë e tij. Pas veprimeve të menjëhershme nga Policia e Divjakës, është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh. K., 50 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.Ndërkohë, është nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 57 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të marrë masat e tjera ligjore.Në këtë moment, hetuesit janë duke mbledhur prova dhe dëshmitë nga të afërmit dhe dëshmitarët e mundshëm për të nxjerrë në pah motivet dhe pasojat e konfliktit të ndodhur.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...