Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, kauruar komunitetin ashkali për Ditën e Flamurit.
Ajo është takuar me deputetin Artan Asllani dhe përfaqësues të tjerë nga ky komunitet.
Haxhiu ka thënë se Diversiteti dhe bashkimi nuk janë thjesht forca jonë si shoqëri.
Deklarata e plotë e Kuvendit:
Kryetarja Albulena Haxhiu priti në takim deputetin Artan Asllani dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit Ashkali
Sot, me rastin e Ditës së Komunitetit Ashkali dhe Ditës së Flamurit të tyre, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim deputetin Artan Asllani, të shoqëruar nga përfaqësues të nivelit qendror e lokal dhe aktivistë të komunitetit Ashkali.
Duke uruar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti për ditën e tyre, kryetarja Haxhiu theksoi kontributin e komunitetit Ashkali në shoqërinë dhe shtetin tonë, si dhe angazhimin e përfaqësuesve dhe aktivistëve të tij.
Bashkëbiseduesit diskutuan për sfidat me të cilat përballet komuniteti dhe mbi mënyrën se si, duke bashkëpunuar, mund të kapërcehen ato së bashku.
“Diversiteti dhe bashkimi nuk janë thjesht forca jonë si shoqëri, por forca e vetë Republikës”, theksoi kryetarja Haxhiu.
Duke falënderuar deputetin dhe përfaqësuesit për angazhimin e tyre, kryetarja e Kuvendit potencoi se krahas përpjekjeve të ekzekutivit për të mbështetur komunitetin, edhe Kuvendi do të vazhdojë të jetë i përkushtuar për barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë, veçanërisht për komunitetet joshumicë.