Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë - Gazeta Express
string(33) "ditet-e-kultures-kroate-ne-kosove"

Arte

Gazeta Express

23/05/2024 16:27

Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë

Arte

Gazeta Express

23/05/2024 16:27

Mes 27-31 maj 2024, në bashkëpunim me Ambasadën e Kroacisë në Kosovë, në Kino ARMATA mbahen Ditët e Kulturës Kroate në Kosovë me programin e filmave bashkëkohor kroat. Të gjitha filmat do të shfaqen në gjuhën kroate, me titra anglisht.

Orari i filmave:
Hapja solemne e ditëve të kulturës kroate
Ustav Republike Hrvatske, 2016 / 94′, satirë, dramë
Regjia: Rajko Grlić
Rolet: Nebojša Glogovac, Ksenija Marinković, Dejan Aćimović, Božidar Smiljanić.

Lexo Edhe:

Vjerko është një profesor historie në moshë të mesme dhe Ante është një polic që duhet të zotërojë kushtetutën e Republikës së Kroacisë. E vetmja gjë që i lidh është adresa e pallatit ku jetojnë. Por një incident fatkeq do t’i inkurajojë ata të shpërfillin dallimet e tyre dhe të fillojnë të punojnë së bashku.


Gjyshi im ka rënë nga Marsi
Regjia: Marina Andree Škop, Dražen Žarković
Rolet: Lana Hranjec, Ozren Grabarić, Alex Rakoš, Nils Ole Oftebro, Petra Polnišova, Sven Barac.

Aventurë fantastiko-shkencore për fëmijë, për një vajzë, jeta e së cilës kthehet përmbys pasi gjyshi rrëmbehet nga alienët, mrekullon me efektet vizuale, lokacione mbresëlënëse dhe mbi të gjitha me një tregim emocionues, që me imagjinatë dhe lojë përdorë elemente të fantashkencës si një metaforë e rritjes.

Udhëtimi i shkurtër
Regjia: Igor Bezinović
Rolet: Ante Zlatko Stolica, Mladen Vujčić, Željko Beljan, Iva Ivšić, Marko Aksentijević, Martina Burulic.

Regjisori nga Rijeka, Igor Bezinović, përdori situatën nga romani i Antun Šoljanit me të njëjtin titull, i vitit 1965, dhe e përshtati në kohët e sotme. Frymëzuar nga mitet, muzika dhe kultura mesjetare e Istrias, “Udhëtimi i shkurtër” është një instant-klasik i kinematografisë bashkëkohore kroate, një hibrid i filmit dokumentar dhe artistik që funksionon si një portret gjeneratash, si dhe një alegori ekzistencialiste për ndjeshmërinë ndaj figurave karizmatike dhe kërkimit të përjetshëm të kuptimit. Filmi fitoi Arenën Madhe të Artë për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë në Festivalin e Filmit në Pula.

Shfaqja e filmave të shkurtër

Çiklistët / Biciklisti
Shtëpia e iriqit / Ježeva kuća
Fluturimi i sigurt / Siguran let
Pusi i fundit / Posljednji bunar
Në të kaltër / U plavetnilo
Bisha / Zvir

Lulja e kaltër
Plavi cvijet / 2021. / 85′ / dramë
Regjia: Zrinko Ogresta
Rolet: Vanja Ćirić, Anja Šovagović Despot, Tea Harčević, Nikša Butijer, Doris Šarić-Kukuljica

Mirjana, në moshë të mesme, është punonjëse në një fabrikë penjsh në Zagreb. Në ditën e festimit të 20-vjetorit të punës, takimet dhe bisedat e Mirjanës me të afërmit ndriçojnë pjesë të jetës së saj: asaj që jeton, asaj që qëndron prapa saj dhe asaj që do të vijë. “Lulja e kaltër” është një film për një grua, një nënë dhe një vajzë, një film që zgjon asociacione që na prekin shpirtërisht dhe na shtyjnë të shikojmë më qartë veten.