Ditë me shumë angazhime – ZKM njofton për një tjetër takim të Kurtit, atë me kryeministrin nga Grenada - Gazeta Express
string(99) "dite-me-shume-angazhime-zkm-njofton-per-nje-tjeter-takim-te-kurtit-ate-me-kryeministrin-nga-grenada"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 22:48

Ditë me shumë angazhime – ZKM njofton për një tjetër takim të Kurtit, atë me kryeministrin nga Grenada

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 22:48

Qeveria ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryeministrin e Granadas, Dickon Amiss Thomas Mitchell. Ky takim, siç bën të ditur ZKM-ja, është mbajtur në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York.

Në njoftim shtohet edhe se, gjatë këtij takimi që është i dyti në dy vitet e fundit, Kurti ka  shprehur mirënjohjen e tij për Qeverinë e Grenadës për mbështetjen e saj të gjatë për Kosovën, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

‘‘Bashkë diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe dhe për mundësitë që dy vendet ofrojnë për bashkëpunim më të madh dhe partneritet më të fortë, si dhe për zhvillimet dhe situatën gjeopolitike dhe ndikimin e tyre’’, thuhet në njoftimin e ZKM.

Po ashtu, theksohet se Kurti e ka ftuar homologun e tij nga Granada për vizitë në Kosovë dhe për të konkretizuar më tej vullnetin e të dy palëve për bashkëpunim.

Pos kësaj, shtohet edhe se, në takim morën pjesë edhe zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës, Blerim Reka.

Ndërsa më herët, përveç këtij takimi, u bë e ditur se Kurti ka zhvilluar një takim bilateral me homologun e tij të Belizesë, John Briceño.