Ditë e ngrohtë sot, maksimalja deri në 33 gradë - Gazeta Express
string(46) "dite-e-ngrohte-sot-maksimalja-deri-ne-33-grade"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 7:22

Ditë e ngrohtë sot, maksimalja deri në 33 gradë

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 7:22

Kushte stabile të një moti të kthjellët, në aspektin termik dhe të nxehtë do të mbretërojnë ditën e martë. Do të fryjë erë e lehtë jugore e jugperëndimore 2-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në 10C e 15C, derisa ato maksimale arrinë deri në 31C e 33C.

Një çrregullim i motit parashihet nga dita e mërkurë. Më shumë vransira kalojnë përgjatë vendit, e më vonë zhvillohen rrebeshe shiu e bubullima, që ka gjasa të vazhdojnë me kalimin në ditën e enjtë, dhe të vazhdojnë kohëpaskohe në pjesë të vendit, deri orëve të mbrëmjes.

Temperaturat pësojnë rënie në 25C e 27C. Era ndryshon drejtimin në veriore e verilindore, dhe frynë me intenzitet mesatarë 3-9m/s. Ditën e premtë, orëve të para të ditës do të ketë vransira të ulëta, që mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Më pas vransirat shpërndahen, e të shtunën do të ketë më shumë intervale me diell, megjithëse nuk përjashtohen mundësi për ndonjë rigë lokale shiu të zhvillohen pasdite. Temperaturat luhaten përreth 27C e 29C. Minimalet gjatë kësaj periudhe oscilojnë ndërmjet 10C e 14C, njofton Mendimi për Motin.