“Ditë e natë ju kemi çu bukë – këta që po kandidojnë as një thes miell s'e kanë pru në pandemi”, Lladrovci: Njerëzit që s'kanë dhanë kurrgjo, duhet mu nal pak - Gazeta Express
string(149) "dite-e-nate-ju-kemi-cu-buke-keta-qe-po-kandidojne-as-nje-thes-miell-se-kane-pru-ne-pandemi-lladrovci-njerezit-qe-skane-dhane-kurrgjo-duhet-mu-nal-pak"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 21:14

“Ditë e natë ju kemi çu bukë – këta që po kandidojnë as një thes miell s’e kanë pru në pandemi”, Lladrovci: Njerëzit që s’kanë dhanë kurrgjo, duhet mu nal pak

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 21:14

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se kanë punuar ditë e natë për Drenasin, e përmend edhe kohën e pandemisë kur kanë dërguar miell e gjëra ushqimore nëpër shtëpia.

Lladrovci në emisionin Pressing në T7 thotë se të tjerët që po duan të bëhen kryetar, nuk kanë dhënë asgjë për Drenasin, vetëm kanë marrë.

“Na kemi punu o Blerim, kemi punu me djem e vajza, kemi pas pandemi, qeta që po dojnë e po menojnë me u bo kryetarë, në pandemi as 100 kg miell nuk i ka pru, as nuk u ardh me shkep një paketë. Unë me kordinatorë e me qeverisje tem, ditë e natë ju kemi çu bukë e miell, e ckado që ka pas nevojë.  Unë kam pas motra medicinale që nuk ka qenë në punë hiq, e në pandemi u ardh ka punu punë vullnetare e kur u ardh puna me hi në punë, u dasht me rrëzu se nuk ka pas diqka shkollën krejt të kryme, ose diçka. Atje njerëzit kanë kontribu, njerëz që s’kanë dhonë kurgjo për atë vend veq kanë marrë, duhet me u nal pak. Nuk mundesh me përdor partinë në emër të Dadës Razë”, tha Lladrovci.