Ditë e jashtëzakonshme në "Tokyo 2020", një rekord botëror e dy kampionë olimpikë në një disiplinë - Gazeta Express
string(95) "dite-e-jashtezakonshme-ne-tokyo-2020-nje-rekord-boteror-e-dy-kampione-olimpike-ne-nje-disipline"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 15:01

Ditë e jashtëzakonshme në “Tokyo 2020”, një rekord botëror e dy kampionë olimpikë në një disiplinë

Sporte tjera

Gazeta Express

01/08/2021 15:01

Një ditë me mjaft befasi janë përshkruar sot Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në kërcim së gjati me tre hapa në konkurrencën e femrave, Yulimar Royas nga Venezuela e rrëmbeu vendin e parë duke e thyer rekordin botëror për 17 centimetra.

Lexo Edhe:

Ajo kërceu 15.67 duke qenë kampione e padiskutueshme olimpike në Tokyo dhe duke lënë shumë prapa garueset tjera, shkruan Gazeta Express.

Në kërcim së larti në konkurrencën e meshkujve, nuk pati një kampion olimpik, por dy.

Essa Mutaz Barshim nga Katari dhe Gianmarco Tamberi nga Italia fituan të dy medaljen e artë me kërcim 2.37 metra, pa bërë asnjë gabim në pengesat paraprake.

Krejt në fund ishte finalja e 100 metrave në konkurrencën e meshkujve, ku pati edhe aty befasi.

Ishte italiani Lamont Marcell Jacobs që fitoi medaljen e artë me rekord personal 9.80 sekonda, duke lënë prapa vetes Fred Kerley dhe Andre de Grasse në pozitat dy dhe tre. /Gazeta Express/