Ditari i javës / Zlata Filipovic: Shtator 1991 - Gazeta Express
string(43) "ditari-i-javes-zlata-filipovic-shtator-1991"

Arte

Gazeta Express

26/05/2023 16:10

Ditari i javës / Zlata Filipovic: Shtator 1991

Arte

Gazeta Express

26/05/2023 16:10

Zlata Filipovic e ka shkruar ditarin e saj përgjatë dy viteve, nga shtatori i vitit 1991 deri në tetor të vitit 1993. Botuar në origjinal në kroatisht, për t’u botuar më pas në shumë gjuhë të huaja. Ajo dhe prindërit e saj qenë detyruar ta lëshonin Sarajevën pak para Krishtlindjeve të vitit 1993, për t’u vendosur në Irlandë.

E hënë, 2 shtator 1991

Lexo Edhe:

Mbrapa meje – një verë e gjatë e nxehtë dhe ditët e lume të pushimeve verore; përpara meje – një vit i ri shkollor. Po filloj klasën e pestë. Mezi po pres t’i takoj shokët e mi në shkollë, të jem tok me ta sërish. Ca prej tyre nuk i kam parë që nga dita që ra zilja e shkollës, duke shënuar mbarimin e semestrit. Jam e lumtur që prapë do të jemi bashkë dhe do t’i bashkëndajmë hallet dhe gëzimet e shkuarjes në shkollë.

Mirna, Bojana, Marijana, Ivana, Maša, Azra, Minela, Nadža — prapë jemi bashkë.

E martë, 10 shtator 1991

Java shkoi duke u furnizuar me librat dhe mjetet e tjera, duke përshkruar si i kemi kaluar pushimet në bregdet, në bjeshkë, në fshat a kudo gjetkë. Të gjemi kemi shkuar dikah dhe secili prej nesh ka shumëçka për të kallëzuar.

E enjte, 19 shtator 1991

Klasat kanë nisur edhe shkollën muzikore tash. Unë po shkoj dy herë në javë për piano e solfeggio. Po i vazhdoj mësimet e tenisit. Oh po, jam ngritur më lart në grupi “më i vjetër” në tenis. Të mërkurën shkoj te hallë Mika të marrë mësime të anglishtes. Të martën kam praktikë kori. Këto janë përgjegjësitë e mia. Kam gjashtë leksione çdo ditë, prëveç të premtës. Do të mbijetoj…

E hënë, 23 shtator 1991

Nuk e di a e kam përmendur punëtorinë e klasës (është lëndë e re) që nis në klasën e pestë. Mësuesja jonë është Jasmina Turajlić dhe UNË E DUA ATË. Mësojmë për drurin, si përdoret, dhe është goxha interesant. Së shpejti do të kalojmë në punën praktike, çka do të thotë të bëjmë gjëra të ndryshme prej drurit dhe materialeve të tjera. Do të jetë interesant.

Mësuesit tashmë kanë nisur të na testojnë, në histori, gjeografi, biologji. Më duhet të ulem të studioj!

E premte, 27 shtator 1991

Unë ktheva nga shkolla në shtëpi dhe jam shumë e lodhur. Ka qenë një javë e rëndë. Nesër është e shtunë dhe mund të fle sa të ma ketë qejfi. JETË TË GJATË TË SHTUNAVE! Nesër mbrëma, do të jem “e zënë”. Nesër është ndeja e ditëlindjes së Varunekut. E mora ftesën sot. Herën tjetër më shumë rreth kësaj…

E diel, 29 shtator 1991

Ora është 11.00 para dite. Ditëlindja e Ivanës është në të vërtetë sot, por ajo e pati ndejën dje. Kishte një simite të vogël, gjëra për të mbllaçitur, sanduiç dhe, më e rëndësishmja – një tortë. Ishin ftuar djemë si edhe vajza. Patëm një garë vallëzimi dhe unë fitova. Çmimi im qe një kuti e vogël “argjendi”. Tekembramja, ishte një ndejë e këndshme.

/Marrë nga: Zlata Filipovic, “Zlata’s Diary”, Penguin Publishing Group, 2015

/Përkthimi: Gazeta Express