Ditari i javës / Zavattini: 1941 - Gazeta Express
string(29) "ditari-i-javes-zavattini-1941"

Arte

Gazeta Express

23/02/2024 15:50

Ditari i javës / Zavattini: 1941

Arte

Gazeta Express

23/02/2024 15:50

Cesare Zavattini (1902 –1989) ka qenë skenarist, gazetar, prozator, poet dhe piktor italian. Si skenarist dhe teoricien, njëra prej figurave më të spikatura të neorealizmit italian.

1941

14 janar 1941

Sot kam ndarë mendjen ta nis këtë ditar. Është një dëshmi më shumë se unë jam si të tjerët. S’ka asnjë moment në ditën time që të ma dëshmojë të kundërtën: unë jam si të tjerët. Bën vaki raporti i përditshëm konstant me veten time më largon nga kjo ide. Ankthi që më jep kjo ide duhet të jetë edhe për këtë: se e vërej se të tjerët i kanë po ato ide që i kam unë, sillen si unë. Madje, disa veprime të miat i shoh qartë vetëm ngase të tjerët i përsërisin dhe nuk jam i kënaqur me veten, do të thotë veprimet e mia janë të këqija.

15 janar

Çka është një ditë boshe? Në një moment e kam ndier se nuk asgjë për të thënë. Besoj se pranimi i vendit të njeriut në botë, do të thotë dalja nga drama e vetmisë, është zgjidhja autentike të cilën e mëtojnë të gjithë? Unë them se jo (kur e rilexoj – 12-6 – them se po – por).

17 janar

Nga ideja se të gjithë jemi të barabartë – në kuptimin tim – do të thotë natyrore – çka nxirret? Një është shuma, kombinimi i të tjerëve – ose njëri është filani në orën 8, fisteku në orën 9 – ka momente identiteti me të gjithë.

23 janar

Për guximin e të qenit i sinqertë. Është kur thua: unë jam i pandershëm? Jo, nuk mjafton. Unë dhe faqja = unë dhe ditari: jam ku jam, hajde: dhe e ndiej se nuk kam guxim mjaftueshëm.

31 janar

Fëmijët e mi. Kam frikë se kam pasur idenë e fëmijëve të mi – si shumica e njerëzve. Kemi raporte me abstragimet. Duhet të mundohem t’i shoh katër fëmijët e mi. Për 9/10 shoqëria ka raporte me idetë në vend se me gjërat – nga këtu vonesa.

1 shkurt

Më lind ideja e tregimthit Dita: unë strymbull i ditës – në vend 24 orë – një dita fare e pandikuar nga unë, një ditë objektive. Nuk lëviz vendit, përndryshe mjafton të shprishësh pakëz ajrin që të përcaktohen gjërat, etj.

1 maj

Ideja e 30 tregimtheve të ilustruara1. Parathënie: miqve.

Të shumtë janë miqtë e mi dhe të gjithë janë zemërbutë. Vetëm armiqtë tonë kanë përherë arsye. Dhe do të thonë se unë, kur të arrij moshën e pjekurisë, duhet t’i përvishem një vepre të një vëllimi më të madh. A do ta shkruaj ndonjëherë? Për kohën… (ideja e kohës sime).

Këto tridhjetë shkrime farfe të shkurtra e po qe se i mban në grusht më duhej t’i shkruaja me patjetër. Kam frikë se njëri është i tepërt.

13 maj

Tregimth – një ditar

Bota është e ligë, e kam kuptuar ngase më ka lejuar të arrij deri këtu, mua që jam i lig. Nëse kam arritur, mirë pra, do të thotë se bota e lejon duke qenë se njerëzit e ndihmojnë njëri-tjetrin në mënyrë të natyrshme pavetëdije, do të thotë të këqijtë. E kuptoj edhe përjashtimin natyror të të mirëve. Por kjo pavetëdije e së keqes çka do të thotë?

23 maj

Tregimthi i ardhshëm duhet të jetë dionisiak, plot me dritë, kuptim.

Tetor 1941

Do të doja të jem i gjatë aq sa të zë gjithë ditën, që të mos depërtojë as edhe një fije drite. Jam i lodhur nga gjithçka dhe vetëm ajo që vjen nga unë nuk më mërzit, por ai çuni që po rrëzohet me siguri do të qajë, do të aviten ta ngushëllojnë, s’ka paqe, të gjithë lëvizin siç tashmë e di unë.

Por unë, unë është një tjetër gjë: është dikush që më përndjek, e kam kuptuar se dikush po më përndjek, s’më lë një minutë të qetë.

Ai që po më godet jam unë.

/Marrë nga Cesare Zavattini “Diari 1941 – 1958, vëllimi 1”, La nave di Teseo, 2022

/Përkthimi: Gazeta Express