Ditari i javës/ Theodore Dreiser: 1 – 7 janar 1903 - Gazeta Express
string(46) "ditari-i-javes-theodore-dreiser-1-7-janar-1903"

Arte

Gazeta Express

20/10/2023 16:13

Ditari i javës/ Theodore Dreiser: 1 – 7 janar 1903

Arte

Gazeta Express

20/10/2023 16:13

Theodore Herman Albert Dreiser (1871 –1945), prozator dhe dramaturg amerikan, njëri prej eksponentëve më të mëdhenj të realizmit dhe prijës i romanit modern amerikan.

E enjte, 1 janar 1903 –

Lexo Edhe:

Ditë. U zgjova në orën shtatë, u ndjeva mirë pavarësisht se tërë natën e kisha kaluar pa gjumë, e shijova banjën dhe kafjallin. Zbrita në qytet të shihja Mummers parade1, pastaj u ktheva në shtëpi, veprimi i hapeve të marra mbrëmë tashmë po nis të ndihet. Hëngra një zëmër të shijshme, pasi që u ktheva në shtëpi, shkova drejt e në tualet ku nxora jashtë një grumbull lëngjësh. Pas kësaj u ndjeva bukur mirë dhe mora dozën e parë të tabletave të filokarpinit për sot. Shkrova, ose u përpoqa, gjatë mbrëmjes, por s’doli ndonjë gjë e hairit. Hëngra zëmër me oreks në orën gjashtë dhe shkova të fle në orën nëntë, për t’u zgjuar përsëri në orën 12 dhe isha keq prej atëherë deri në mëngjes. Simptoma gjatë ditës së parë, lëkurë më e butë dhe rrjedhë pështyme lehtësisht më e pasur, por jo aq aq shumë. Përshtypja e përgjithshme: e mirë.

E premte, 2 janar 1903 –

Ditë. U zgjova në orën shtatë, u lava dhe shkova të haja mëngjes ku hëngra shijshëm. U ktheva në dhomë dhe u përpoqa të punoj, por ndihesha keq dhe idetë ishin jokoherente, kështu që s’mund të bëja ndonjë gjë. U dorëzova në orën 12 dhe pas zëmrës shkova për një shtëtitje në pjesët e poshtme të qytetit. Simptomat e përgjithshme të ditës së parë marramendje të lehta, të lidhura me dhimbjet e lehta shqetësuese në trupin tim si për shembull thembra ime e majtë dhe gishti i madh i këmbës. U ktheva në orën gjashtë, ndihesha bukur i freskët, hëngra një drekë të mirë, pas së cilës shkova në dhomë dhe rashë në gjumë. Nata nuk qe aq e mirë sa prisja. U zgjova në orën 12, pas kësaj fjeta ngapak dhe pashë shumë ëndrra të këqija.

E shtunë, 3 janar 1903 –

Ditë. Këtë mëngjes ndjeva një prej dobësive dhe kapitjeve më të skajshme. U ndjeva sikur të kisha punuar tepër shumë dhe t’i kisha lodhur muskujt aq sa të më dhembin bukur fort. Hëngra mëngjes në orën tetë me një oreks të moderuar dhe në orën dhjetë provova të punoj, por s’doli gjë. Hoqa dorë dhe lexova. Shkova të drekoj në orën 12, duke e shijuar vaktin tim mjaftueshëm. Të shtunën pasdreke qëndrova në shtëpi deri në orën 4, kur dola të shëtis me Jugun. U ktheva në orën 6, duke u ndier i topitur dhe i paqëndrueshëm. U shërbeva me çaj të lehtë dhe vizitova Holdensët, pastaj u ktheva në shtëpi dhe u shtriva të fle. Natë. Fjeta deri në orën 12. U zgjova, gagarita, kisha dhimbje fyti. Mora një copëz ekstrakt malti dhe u riktheva në dhomë, por nuk fjeta aq. Shumë mendime në kokë.

E diel, 4 janar –

Ditë. Ndiej se kjo ditë ishte e mërzitshme dhe e lodhshme gjatë paraditës – për shkak të natës së keqe dhe nuk qeshë aq mirë as pasdite. Nuk pata edhe aq oreks gjatë mëngjesit. Nuk pata ndonjë interesim për ndonjë gjë paskëtaj. Lexova gazetat dhe Bryces Commonwealth deri në mesditë, po ashtu Commonwealth pas dreke2. Eca rreth një milje të çlodhem pas orës katër, por ishte thjesht e mërzitshme dhe e padobishme. Nuk piva çajin në orën gjashtë dhe u tërhoqa në dhomë në orën tetë; u zgjova përsëri në orën një nga një ëndërr e gjatë dhe e lodhshme. Bëra gargarë për shkak të dhimbjes së fytit dhe u përpoqa përsëri të fle, por kisha shumë mendime në kokë. Vrava mendjen për një mijë tema mes orës sy dhe shtatë dhe u zgjova i lodhur dhe i dërmuar.

E hënë, 5 janar –

Asgjë të mirë për ta raportuar nga kjo ditë përveç se oreksi vazhdon të jetë i mirë. U ndjeva goxha i lodhur nga nata e keqe, pasi provova të punoj gjithë mëngjesin zbrita poshtë në qytet pas ngrënies dhe punova në bibliotekë deri në orën 5.15. U ktheva në shtëpi dhe hënga një drekë të mirë, pas së cilës lexova gazetat deri në orën 8.30 dhe pastaj shkova të fle. (Natë). Bëra gjumë bukur të qetë dhe nuk u zgjova deri në orën 4.

E martë, 6 janar –

U zgjova sot duke u ndier shkëlqyeshëm dhe pas tushit ushtrova e të tjera, shkova për mëngjes ku mora keksa hikrre, mjaltë, suxhuk dhe kafe. U ktheva në shtëpi pasi që e sigurova një gazetë dhe u përpoqa të punoj, por vërejta se kafja nuk ishte e një mendjeje me mua. Diçka shkoi keq dhe bëri që ta braktisja qëllimin që të haja. Kjo më ndihi disi dhe rreth orës dy po ndihesha më mirë – goxha në disponim. Punova me njëfarë suksesi në tregimin tim të shkurtër dhe në orën pesë dola të shëtis. Shkova deri te pjesa qëndrore e Manaynukut dhe u ktheva rreth orës gjashtë. Hëngra, u ktheva në shtëpi, lexova por nuk më zuri gjumi si zakonisht, e kur në orën nëntë u mundova të fle pashë se po më vërdalliseshin nëpër kokë mendime të mërzitshme. E kalova natën pak a shumë duke menduar sa ndjeshëm sa përhumbshëm dhe nuk bëra gjumë aq të qetë. Më doli gjumi disa herë dhe u zgjova përfundimisht në orën tetë, duke u ndier i mpirë dhe i lodhur, me një lloj kokëdhimbjeje dhe me një mosdëshirë të përgjithshme për çfarëdo pune.

E enjte, 7 janar –

Punova gjithë mëngjesin në tregim, por pa sukses. Hoqa dorë në mesditë dhe shkova në qytet ku  mora Smith college stories, lexova Life of Lincoln të Nicolayt dhe e pashë Coatesin3. Nuk u ndjeva aq mirë gjatë mëngjesit e pasditës, por hëngra një drekë të moderuar në orën gjashtë dhe u ktheva në shtëpi të përpiqesha të lexoja. Më vinte gjump rreth orës tetë dhe shkova në dhomë në orën nëntë, ku fjeta deri rreth orës katër, kur u zgjova.

Shënime:

1) Mummer’s Parade është përshkruar siç vijon te Joseph Jackson, Encyclopedia of Philadelphia (Harrisburg: National Historical Association, 1932), 3: 918: “Prej 1 janarit 1901, ky procesion i zakoneve fantastike të New Year’s Clubs ka qenë veçoria kryesore e festimeve të New Year’s Day në Filadelfia çdo vit.” Kjo praktikë ndjek zakonin e vjetër të Mummers të cilët i vizitojnë shtëpitë loake dhe hapësirat publike gjatë Vitit të Ri. Parada vazhdon edhe sot e kësaj dite në Filadelfia.

2) The American Commonwealth (1888) nga James (Viscount) Bryce (1838-1922). Libri është studim klasik i institucioneve të Amerikës.

3) Smith College Stories nga Josephine Dodge Daskan (1876-?). Kjo përmbledhje me tregime të shkurtra ka të bëjë me gratë e kolegjit në Smith, botuar më 1900. John George Nicolay (1832-1901), gazetar, historian dhe biograf, sekretar privat i Lincolnit më I860; bashkë me John Haynin ai shkroi dhjetë vëllimet e Abraham Lincoln: A History (1890). Dreiser me gjasë është duke lexuar ‘A Short Life of Abraham Lincoln’ të Nicolayt (1902).

/Marrë nga Theodor Dreiser, “The American Diaries, 1902-1926”, University of Pennsylvania Press, 2015.

/Përkthimi: Gazeta Express