Ditari i javës / Pushkini: Ditari sekret - Gazeta Express
string(37) "ditari-i-javes-pushkini-ditari-sekret"

Arte

Gazeta Express

13/05/2022 17:12

Ditari i javës / Pushkini: Ditari sekret

Arte

Gazeta Express

13/05/2022 17:12

Zakonisht i konsideruar fals, konsiderohet që këtë ditar Pushkini ta ketë shkruar gjatë një periudhe fare të shkurtër, mes sfidës për duel (05.11.1836) dhe ditës fatale të po atij dueli (27.01.1837)

Kur pashë për të parën herë N., e kuptova se kishte ndodhur diçka e pakthyeshme. Dëshira për ta zotëruar atë menjëherë qe aq e fuqishme, saqë u kthye sakaq në dëshirë për martesë. Kjo gjë më kishte ndodhur edhe më parë, por asnjëherë me atë forcë, kurrë nuk isha ndier aq i gëzuar nga zgjedhja ime. Kur, më në fund, propozimi im u pranua, fillimisht druhesha të mbetesha vetëm me N. E përqafoja, u shkoja dorën gjinjve, i prekja lehtë majat e sisëve dhe shkëputesha shpejt. N. Skuqej, por nuk i vinte mirë kur i largoja dorën, dhe vetëm më pëshpëriste: “Mos, mund të na shikojë mamaja”.

Lexo Edhe:

E ëma ishte një kurvë e ndyrë, që xhindosej se kishte vetëm një dashnor në fermën e Polotinit. Ishte gati të shkonte edhe me mua, gjë që, natyrisht, as që me binte ndërmend. I ndrydhte në kulm vajzat e saj, duke i mbajtur si në manastir. Kurse unë i shikoja dhe mendoja si e si t’i bëja pjesë të haremit tim. Unë, dhëndri i shtëpisë, e qortoja veten për këto mendime mëkatare, por e kisha të pamundur të çlirohesha prej tyre.

E adhuroja të fejuarën time dhe çdo ditë mendoja si ta bëja një putanë të vërtetë në marrëdhëniet me mua. Por kjo gjë nuk qe e thënë të realizohej, dhe prandaj e dua dhe e respektoj N. Edhe sot e kësaj dite.

Muaji ynë i mjaltit fluturoi si një shkollë e këndshme. Unë mësova gjuhën, me të cilën fliste trupi i saj, kurse N. mësoi t’i përgjigjej vetëm gjuhës sime. Këmbëngulja ime dhe zelli i saj e çuan N. deri të rënkimet, që për mua tingëllonin si muzikë.

Të zotërosh një bukuri ideale, që për tepër të del edhe e virgjër, është lumturia më e madhe që i jepet një burri. Mirëpo kënaqësia është aq e madhe, saqë nuk mund të zgjasë shumë. Kur ndodhesha i zhytur të gruaja ime e paprekur, duke e shtrënguar fort në krahët e mi, tek ndieja si dridhej e lëvizte, ende e ndrojtur dhe e stepur për t’u dhënë plotësisht, duke ndier frymëmarrjen e saj të zjarrtë të veshi im, më përfshinte një ndjenjë ngadhënjimi që mund ta provojë vetëm Zoti në çastin e krijimit.   

Marrë nga: Ditari Sekret, 1836-1837, A.S. Pushkin, përktheu në shqip Rexhep Hida, Shtëpia botuese “Fan Noli”, Tiranë, 2000