Herman Northrop Frye (1912 – 1991), kritik dhe teoricien letrar kanadez, njëri ndër më të rëndësishmit e shekullit XX. Libri i tij më i njohur është Anatomia e kritikës (1957)
14 korrik 1942
[9]
Tridhjetë, sot. Goxha do vendime të mira, shumica të shkelura. Kam ardhur deri te një katabazë fantastike, Le Reve et la Vie të Gerard de Nervalit, shumë i dobishëm për Blaken. Sipas Simonsit, ai, kur e pyetën njëherë pse po sillej një gaforreje në një shirit të kaltër, tha, “ngase nuk leh dhe i njeh sekretet e detit”. Bartte me vete një tojë përparëseje, të cilën thoshte se fillimisht e kishte mbajtur Mme. de Maintenon si rrip në performancën e parë të ‘Estherit’ në St. Cyr, pastaj si llastik çorapesh të Mbretëreshës së Shebës dhe në fund e kishte varur veten me të1.
[10]
Ai fillon me analizimin e lidhjes së ëndrrave me jetën zgjuar, duke cituar Swedenborgun, Apulein dhe Danten si paraardhës. Ai e donte dikë me emrin Aurelia, e cila i kishte dhënë atij portën dhe e gjithë jeta e tij është e ndërtuar sipas kallëpit të Beatriçës. Ajo u bë për të një Nënë-Zot, njëherit Isis, Venerë dhe Shën Mari. Ai u mundua t’i lutej Virgjëreshës, por thotë se ajo është e vdekur: Aurelia ka vdekur në të vërtetë. Ka një mori halucinacionesh të hershme si rezultat i “l’épanchement du songe dans la vie réelle” dhe në njërin prej tyre ai është në botën shpirtërore më një kopsht të drejtuar nga grua në moshë. Ajo identifikohet me natyrën, priret të tretet në të dhe Gerardi çirret: Oh! ne fuis pas; […] car la nature meurt avec toil”. Por ajo zhduket, “le jardin [avait] pris 1’aspect d’un cimetiere,” thonë zërat “L’Univers est dans la nuit,” dhe Aurelia në atë moment është e vdekur. Pas një vuajtje të gjatë mes dergjjes në gjëra të ndryshme konvencionale, përfshirë katolicizmin mëshiror dhe merakosjen nëse “plutot elle s’absorbait dans la somme des etres: c’etait le dieu (meaning la deese [deesse], Venus) de Lucretius, impuissant et perdu dans son immensite” — sipas Blake, një Zot grua — më në fund ai shpëtohet nga Beatriçja. Ajo thotë: “Je suis la meme que Marie, la meme que ta mere, la meme aussi que sous toutes les formes tu as toujours aimee. A chacune de tes epreuves, j’ai quitte 1’un des masques dont je voile mes traits, et bientot tu me verras telle que je suis2“.
[11]
Disa prej aventurave të tij në botën shpirtërore dhe transfigurimit të së rëndomtës – si atëherë kur miku i tij dëshiron që ai të shkojë pas një qoshku – kthehet në një konflikt në një rrafshinë vetmitare mes kodrave të gjera mes dy shpirtrave – nuk janë të jashtëzakonshme. Shumica e pjesës së dytë është një raport mbi marrëzinë e tij, i cili, derisa është paksa patetik, është po ashtu edhe paksa i trashë. Pikat më të lartë për mua janë vizionet e tij të krijimit dhe ato atë apokalipsit.
[12]
Ai fillon duke thënë “emporte sans souffrance par un courant de metal fondu, et mille fleuves pareils, dont les teintes indiquaient les differences chimiques, sillonnaient le sein de la terre comme les vaisseaux et les veines qui serpentent parmi les lobes du cerveau” — një imazh i mahnitshëm i dyfishtë dalian me mbitone blakeane. Pastaj ai i sheh njerëzit e Epokës së Artë mes të të gjitha “shtrirjeve të mëpastajme” të “periudhave të ndryshme”; “comme au souvenir d’un paradis perdu” është ajo për të cilën qan ai.
Mandej kalon te një kosmologji diagramatike të llojit të Boehme-t: një vërejtje e çuditshme rreth “j’avais essaye de reunir les pierres de la Table sacree” tregon një prej dobësive të mendimit të tij. Ai i absolutizon të mirën dhe të keqen: udhëtimi i tij në vendet e huaja nuk ka sukses t’ia tregojë atij relativitetin e të mirës dhe të keqes. Këtu sigurisht mund të ketë ca mbitone të Osirist. Krijimi vazhdon me njëfarë gjeologjie të mahnitshme, duke pasur parasysh datën: “les figures arides des rochers s’elanqaient comme des squelettes de cette ebauche de creation, et de hideux reptiles serpentaient. . . au milieu de 1’inextricable reseau d’une vegetation sauvage.” Shtatë Elohimët ( numri shtatë është i shenjtë për të) e ndajnë botën. Katër mbretëri të zogjve, bishave, peshqve dhe reptilëve janë krijuar, pastaj një kuintesencë e tyre prodhon një racë të “Afriteve”. Kjo nis një luftë civile mes të të Përjetshmëve: tre Elohimë (ai e shton ë-në) ishin ngujuar në tokë, ku gjejnë mbretëri të paana dhe lindin një racë nekromantësh. Ai i konsideron këta gjigantë të burgosur si të këqij, fatkeqësisht. Kjo ndodh në zemrën e Afrikës, e cila gradualisht bëhet e shkretë dhe pranon në vete një qytetërim monoton heratik3. Një vërejtje e çuditshme e lidh Blake me Frazerin: “chacun de leurs souverains s’etait assure de pouvoir renaitre sous la
forme d’un de ses enfants.” Degëzimi i këtij mendimi më bëri shumë përshtypje: racat jetojnë si individi. Pastaj vjen një murtajë dhe përmbytje (të shkaktuara nga hapja e Orionit), për çka 3 Elohimët shkojnë të strehohen në Afrikë, ku fshihen që të sjellin në jetë pinjollët e Noas. Ndërkohë, “partout mourait, pleurait ou languissait 1’image souffrante de la Mere eternelle” — Enioni — kështu kemi një luftë të përgjithshme dhe flijime. Një ditë këta armiq të përjetshëm duhet të “rejoignent dans un hideux baiser cimente par le sang des hommes,” ngase ata janë gjysma e gjarprit që mban botën në dredhat e tij4.
[13]
Në të tijën “descente aux enfers” — vini re shumësin — ai mendon në terma të një harmonie të gjërave që vizioni i tij i ka turbulluar. Kjo bëhet shkallë-shkallë, siç bën i gjithë të menduarit harmonik, një tmerr matematik në shtëpinë e tij të marrë. Por ai thotë “je crois que 1’imagination humaine n’a rien invente
qui ne soit vrai,” dhe, pas apokalipsit të tij, nis të kuptojë pse është i marrë: “Pourquoi, me dis-je, ne point enfin forcer ces portes mystiques,
arme de toute ma volonte, et dominer mes sensations au lieu de les
subir?” He says that disorder of the spirits distorts the link between
spiritual & natural worlds, “semblables a ces reflets [regrets] grimaqants
d’objets reels qui s’agitent sur 1’eau troublee5“.
[14]
Në çmendinë atij shpëtohet nga afërsia e tij me një djalë që ai në mënyrë domethënëse e quan Saturnin dhe Beatriçja e tij paralajmëron fundin e katabazës së tij. Ai e lë djalin, të identifikuar me Veten e tij, në çmendinë, duke e quajtur veten të vdekur dhe duke i larë mëkatet e tij në purgator. Por ai vetë e hedh tutje imazhin e tij amësor (deri në një pikë) dhe e kupton rëndësinë e çlirimit të trupit, megjithëse ai ende mendon për të si Mriz të Haresë më parë se sa si Kopshtet e Adonisit. “Le cor enchante d’Adonis resonnait a travers les bois”: ai sheh një Jerusalem të ri; i dëgjon dy vërejtje, “l’une grave, 1’autre aigue,” në një oktavë, “qui commences 1’hymne divin” — diapazoni i Miltonit, pastaj “le choeur des astres se deroule dans 1’infini; il s’ecarte et revient sur lui-meme, se resserre et s’epanouit, et seme au loin les germes des creations nouvelles.” Ai thotë se Thori e thyen me çekanin e tij tavolinën e shenjtë të shtatë metaleve, por nuk mund ta thyejë ‘Perlën e kuqe’ në qendrën që i hapet përjetësisë. “Le macrocosme, ou grande monde, a ete construit par art cabalistique; le microcosme, ou petite monde, est son image reflechie dans tous les coeurs. La Perle rose a ete teinte du sang royal des Walkyries.” Ai e përfundon këtë me bekimin e Thorit, nënës së tij, Helës, ton frere Loki, ton chien Garnur, madje edhe gjarprin e botës, “car il relache ses anneaux, et sa gueule beante aspire la fleur d’anxoka (çkado qoftë kjo), la fleur soufree,—la fleur eclatante du soleil” — kësodore ai mbërrin te martesa. Vijon një profetizim i vogël i këndshëm i pafajësisë: një vajzë e vogël hap një derë të gjelbër dhe rrëzohet për toke nga një mace: “Tiens! ce n’est qu’un chat!” thotë ajo: “Un chat, c’est quelque chose!”, thotë zëri. Pastaj ai sheh abisin të hapet në Veri: “je vis se creuser devant moi un
abime profond ou s’engouffraient tumultueusement les flots de la Baltique
glacee.” Pastaj një vizion i Francës që arbitrarizon në zënkë mes Rusisë dhe Lindjes, ose ndoshta me Rusinë6.
Shënime:
1) Arthur Symons, The Symbolist Movement in Literature (London: Heinemann,
1899), 15-18.
2) Shih Gerard de Nerval, Aurelia, në Oeuvres, ed. Albert Beguin dhe Jean Rich
ter (Paris: Gallimard, 1960), 1:357-412.
3) Frye përsërit këtë në FS, 213.
4) Citimi në këtë pjesë jen nga Oeuvres: 1:366, 370, 371, 375, 376,
377-8, 377, 377 dhe 379.
5) Citimi nga Oeuvres: 1:381, 412, 413.
6) Citimi nga Oeuvres: 1:410, 411, dhe 412.
/Marrë nga “The diaries of Northrop Frye, 1942-1955”, Univeristy of Toronto Press, 2001
/Përkthimi; Gazeta Express
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...