Matthew Kneale (1960), shkrimtar britanik, i njohur për romanin ‘English Passengers’ (2000) dhe ‘The Rome Plague Diaries – Lockdown Life in the Eternal City’, (2021), një raport jo-fiksional i jetës së izolimit për shkak të pandemisë Covid në periudhën mars-maj 2020.
E premte, 13 mars 2020
Ekscentrikë dhe të jesh një roman i nderuar
Po afrohet. Dje pastruesja jonë, Ermie, na tha se një mike e saj, po ashtu pastruese, punon për dikë që ka marrë virusin. Bukur marrëzisht nuk mendojmë ta pyesim sa mike të ngushtë e ka atë, as kur Ermie e ka parë atë për herë të fundit, ose nëse mikja e ka pastruar shtëpinë e pacientit sot. Duhet të mendojmë mirë para se t’i themi të vijë prapë javën tjetër. Pastaj, dje pasdite, Shanon pa një ambulancë të ndalej para një blloku apartamentesh mu në qoshkun e rrugës sonë. Një mjek doli dhe nisi të vishte kostumin familjar plastik. Për herë të parë kjo po bëhet diçka që po bën vaki përreth nesh më shumë se sa diçka që ne thjesht e lexojmë në the Guardian ose La Repubblica.
Gjithë kjo e bën mendjen më të përqendrueshme. Bëhem i vetëdijshëm për ditët në një tjetër mënyrë. Në veçanti kam qenë duke llogaritur se sa kohë ka kaluar prej se kam takuar Sethin dhe Paulin në Oasis Bar. (Gjashtë ditë – tashmë duket si një epokë krejt tjetër. Qeshnim me virusin.) Periudha më e gjatë e inkubacionit për koronavirusin është menduar të jetë pesë ditë. Natyrisht, mund të marrë shumë më shumë kohë. Po bëhet një javë që Shanon ishte larguar për në Kanada dhe u kthye vetëm para dy ditësh. Derisa në Kanada shkalla e infektimeve është ende e ulët, fluturimi për në Romë, duke këmbyer aeroplanin në Frankfurt, me gjasë ishte me rrezik. Megjithatë, natyrisht, fluturimi i kthimit u bë përmes Frankfurtit.
Jam bërë po ashtu i vetëdijshëm edhe për sipërfaqet. Dorezat e dyerve të çdo lloji duken të mbrapshta dhe në ndërtesën tonë kam zënë të përdor shkallet më parë se sa liftin, kështu që nuk më duhet të hap dyer të ndryshme. Çkado që vjen në shtëpi ka një aurë aliene. Po bëhem më i shkathët me supermarketet. Një rrezik po vihet në radhë jashtë në vendin e gabuar. Më shumë romanë të kujdesshëm po mbajnë distancën sociale me personin para vetes sa nuk e kupton dot a po presin në radhë fare, bërtasin dhe ankohen kur ti kapërcen radhën. Posa që hyn brenda, bëhet më e lehtë: bën pazar, pret në radhë në një distancë për të paguar dhe kaq. Por është shumë mërzitëse nëse – siç unë bëj shpesh – ti e kupton posa që je larguar se ke harruar të blesh gjënë më të rëndësishme.
Me ata pak njerëz jashtë, ekscentrikët janë fort të dukshëm. Roma përherë ka pasur një numër të madh syresh. Kur u vendosëm për herë të parë këtu, herëpashere shihja një burrë që kishte zakon të sillej vërdallë me një papagall enorm në krahun e tij. Një tjetër biçikletonte shumë shpejt rrugëve kryesore me një mace të bardhë me vete (dukej se e donte fort). Nëse ecën përreth Testaccio-s mund ta kalosh një grua që nxjerr derrkucin e saj shtëpiak për shëtitje bukur larg shtëpisë së vet. Dhe tash, pikërisht në këtë moment kur koronavirusi ka ardhur, u shfaq një ekscentrik i ri; një burrë që ecën nëpër Trastevere këmbëzbathur, me diçka sipër që duket si lëkurë kafshe. Ka një trastë përreth belit të tij, ku nganjëherë i mban dy qentë e tij shumë të vegjël. Ia dola t’ia bëja një foto teksa po telefononte nga kabinë telefonike (një goxha veprim ekscentrik në vete këtyre ditëve).
Sot ishte ditë e qetë. Kati ynë është dukur disi si një studio radioje, me Aleksandrin dhe Tatianën që ndiqnin orët e mësimit në kompjuterët e tyre, me leksionet e regjistruara të Shanonit për universitetin e saj. Pas disa ditësh të neglizhencës, më në fund kam arritur të bëj pak orë pune në skenarin që po rishikoj. Është vendosur në liqenin Chad dhe protagonistët duhet të përballen me krokodilë, hipopotamë, sëmundje dhe Boko Haramin. Është bukur ndihmëse të fusim telashet e sotme në kontekst.
Dhe dita përfundoi mirë. Së fundmi këtu ka qenë një fushatë në rrjetet sociale që iu jepte zemër të gjithë italianëve të tregonin se nuk i ka vënë përfund koronavirusi, duke dalë në dritare dhe duke kënduar diçka, ose duke luajtur në instrumente. Në orën gjashtë kësaj mbrëmjeje – orët e planifikuara – të gjithë ne ashtu siç kërkohej dolëm në ballkon dhe nisëm të këndonim me zë të lartë diçka të njohur nga një operë italiane, megjithëse kam frikë se nuk e kam idenë cila operë ishte dhe nuk i di asnjë prej fjalëve. Fqinj të ndryshëm u shfaqën në dritaret e tyre dhe ca sish e kënduan himnin italian – tekstin e të cilit ata e njihnin. Ia bëmë me dorë njëri-tjetrit, shkëmbyem ca lajme me njerëzit që njihnim dhe i uruam njëri-tjetrit gjithë të mirat. Ishte një moment i madh. Më duhet të them se kurrë s’kam qenë kaq krenar që të jem një honorary Roman. Çdonjëri që kam hasur këtyre ditëve të fundit ka qenë i qetë, efikas dhe i ka marrë gjërat shtruar.
Ndihem bukur më optimist se sa që kam qenë së fundmi. Jam i sigurt se numri i të infektuarve do të rritet edhe për një javë ose më shumë dhe do të duket bukur frikësuese, por mbrëmë u dha një lajm fantastik. Në qytet e vogla të veriut të Italisë, ku kishte shpërthyer pandemia së pari dhe ku ishte bërë i detyrueshëm së pari izolimi, aty nuk ka raste të reja. Izolimi ka funksionuar. Dhe do të kryejë punë edhe këtu – thjesht do t’i duhet pak kohë. Qeveria italiane po bën tamam atë të duhet bërë. Dhe po ndihmon. Dje lexova se teknikët mjekësorë dhe respiratorët po sillen nga, në të gjitha vendet, Kina. Kinezëve nuk u duhen më.
Nëse duhet të izolohesh, atëherë ka mjaft vende më të këqija për këtë se sa këtu. Në shumë mënyra ndihem me fat. Para pak muajsh, Aleksandri kishte gjetur një kompani, Pastificio Secondi, që ofronte një amplitudë të gjerë pastash të shijshme, vetëm me dërgesë, që janë pakëz më të shtrenjta, por jo shumë-shumë. Morëm vesh se janë ende duke vepruar gjatë izolimit. Këtij mëngjesi dola te shkallët dhe një punëtor i dërgesave me një maskë kirurgjike më solli ravioli me çokolatë të kuqe dhe parmezan, ravioli me parmezan dhe krem (e kishim provuar më parë dhe është shumë e shijshme) dhe ravioli me rikotë buallice dhe cedër (një frutë i zi qitroje). Dukej shumë joshëse. Jam i sigurt se Pastificio Secondi po bën një pazar të stuhishëm.
/Matthew Kneale The Rome Plague Diaries Lockdown Life in the Eternal City
Atlantic Books 2021
/Përkthimi Gazeta Express