Ditari i javës / Kierkegaard: Providenca - Gazeta Express
string(37) "ditari-i-javes-kierkegaard-providenca"

Arte

Gazeta Express

23/09/2022 16:07

Ditari i javës / Kierkegaard: Providenca

Arte

Gazeta Express

23/09/2022 16:07

Në edicionin origjinal danez, Ditari i Kierkegaard-it është botuar në 22 vëllime. Ditari është njëra prej tri seksioneve të veprës së tij të titulluar Papirer, shkruar mes viteve 1834 – 1855. Në të ka mbledhur mendimet e dhe ankthet e tij më të thella, shqyrtimet e tij filozofike dhe teologjike, si dhe polemikat me kishën dhe përfaqësuesit e saj më të lartë

23 dhjetor 1934

Lexo Edhe:

Për ta gjykuar një njeri të madh, a mos lypset t’u drejtohemi parimeve të tjera nga ato që janë valide për të gjithë ne? Shpesh është thënë «po», e unë po përgjigjem: «jo». Meqë karakteristikë e madhështisë së një njeriu është se është instrument i zgjedhur në duart e Zotit. Por, njeriu, posa të lavdërohet se është autor i asaj që bën, sapo të pretendojë se është në gjendje të rrëmojë të ardhmen dhe në këtë mënyrë t’i justifikojë mjetet me qëllimin: menjëherë madhështia bie poshtë. Drejtësia, detyrat janë të njëjta për të gjithë dhe shkelja e tyre nga ana e njerëzve të mëdhenj nuk është më e falshme se ajo e shteteve, edhe pse merret me mend se vetë politika mund t’ia lejojë vetes padrejtësinë. Është e vërtetë se padrejtësia shpesh ka pasur pasoja të lume, por ne atëherë duhet t’i jemi mirënjohës, jo atij njeriu apo atij shteti, por Providencës.

Marrë nga Soren Kierkegaard: Diario I, 1843-1849, Morcelliana, 1962

/Gazeta Express