Imre Kertesz (1929 – 2016) ka lënë pas vetes tri vëllime ditaresh. “Ditari i burgut” është pjesa e parë, që përfshin tridhjetë vjetët e izolimit të Hungarisë socialiste, 1961-1991; pjesa e sytë, “Streha e fundit”, mbulon vitet 2001 dhe 2009; dhe pjesa e fundit, “Spekatori” (”A Néző” në origjinal) përfshin shënime e skica të viteve 1991 – 2001.
1963. Krishtlindje
Cilat janë mundësitë e artit po qe se ai lloj njeriu, që kurrë nuk është lodhur së paraqituri (ai tragjik), nuk ekziston më? Heroi i tragjedisë është njeriu që ngrihet dhe bie. Po sot njeriu vetëm sa përshtatet.
Njeriu funksional. Format dhe organizimet e strukturës moderne të jetës, sipas së cilës zhvillohet jeta e njeriut funskional, si një koçan në një eprvutë të mbyllur mirë. Por, kujdes: njeriu funksional është njeri i tjetërsuar, e megjithatë nuk është heroi i kësaj kohe: ngaqë njeriu i tjetërsuar, njeriu funksional e ka bërë një zgjedhje, sado që kjo është thelbësisht një heqje dorë. Nga çka? Nga realiteti, ekzistenca. Ai në të vërtetë nuk ka mevojë për to: realiteti i njeriut funksional është pseudorealitet, jetë që e zëvendëson jetën, funksion që e zëvendëson. Në më të shumtën e herave jeta e tij është një rrjedhë tragjike, ose një gabim tragjik, por pa pasojat e domosdoshme; ose është një pasojë tragjike, megjithatë pa premtimet tragjike të domosdoshme, duke qenë se pasojat këtu nuk imponohen nga autonomia e karaktereve dhe veprimeve, porse nga nevojat e ekuilibrit të rendit shoqëror – që për individin duken gjithmonë absurde. Jeta e individit është vetëm simbol i një jete të krahasueshme, atij i destinohet dhe atribuohet paraprakisht një vend që duhet të kufizohet ta zërë. Kësodore askush s’e jeton realitetin e vet, por vetëm funksionin e vet, pa e praktikuar kështu jetën e vet në kuptimin ekzistencial, ose pa e jetuar një fat të vetin, që do të mund të nënkuptonte për të një objekt angazhimi, ose një angazhim drejt vetvetes. Horizonti i njeriut funksional nuk është “qielli me yje mbi të”, as “ligji moral në të”, porse limitet e botës së tij të organizuar: pseudorreliateti tashmë i përmendur.
E gjithë kjo në art paraqitet si problem teknik: jetët funksionale dhe pa realitet nuk huazohen si material artistik. Hiçi përshkëndijon në fatet e tyre, meqë këtyre shorteve u mungon kuptimi në të cilin fshihet mundësia e tragjikes.
Kriza e humanitas, kuthi i humanitas që i përplaset për surrati artistit – për çka bëhet fjalë në ët vërtetë? Komunitet moral – “angazhim”, ose të qëndrosh aty “ku e mira ndahet nga e keqja”? Nëse shoqëria i shkrin të gjitha ankthet e veta te kolektivi, atëherë mbetet vetëm një rezervë e paepur. Urdhri: mund të merresh me të gjitha problemet e jetës, përveç problemit të jetës. Në të vërteta jeta është – të themi kështu – diktat. Të diskutosh për këtë është e ndalur rreptësisht nga censura. Vetëvrasja është dezertim. Në këto kushte arti (letërsia), që në vend të problemit të jetës dëshiron të shohë vetëm problematikat e jetës, edhe ai vetë bëhet art funksional, konformist, pseudoart. Sa vlen talenti në këtë gjendje? Ai është më shumë disavatazh, barrë. Kurrë si sot nuk është kërkuar “metoda” në mënyrë kaq shtypëse.
/Marrë nga Imre Kertész: “Diario dalla galera”, Bompiani, 2022
/Përkthimi: Gazeta Express
Njihni Mjekët tanë Prof. Dr. Kamil Kose Ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe më pas specializimin për...