Ditari i javës / Dawid Sierakowiak - Gazeta Express
string(32) "ditari-i-javes-dawid-sierakowiak"

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 17:15

Ditari i javës / Dawid Sierakowiak

Arte

Gazeta Express

29/07/2022 17:15

Ditari i Dawidit nis më 28 qershor 1939 ca javë para ditëlindjes së tij të tetëmbëdhjetë dhe ndalet te data 15 prill 1943. Ai vdiq më 18 gusht të atij viti, nga tuberkulozi. Banorët e mbetur të getos së Lodzit, përfshirë motrën e tij më të vogël, do të detyroheshin të provonin urinë, sëmundjet dhe iluzionin e shpëtimit deri në gusht 1944, kur shumica e tyre u deportuan në Auschwitz.

E premte, 1 shtator 1939 – Lodz. Gjermania e nisi luftën!

Lexo Edhe:

Këtij mëngjesi kancelari Hitler bëri një deklaratë në Reichtstag ku ai i kërkoi Gdanskun, Pomeraninë, një numër plebishitesh të reja, etj. Në të njëjtën kohë, forcat gjermane filluan t’i kapërcejnë kufijtë polakë në disa vende. Njëkohësisht, u kryen sulme ajrore mbi disa qytete si Krakowa, Czestochowa, Katowica, Grodni e shumë të tjera. Bota ka marrë zjarr. Tash ne po presim nga Anglia dhe Franca që t’i bashkëngjiten luftës. Mbase dhe Shtetet e bashkuara do të hyjnë po ashtu. Ndërkohë, ne u përballem me të gjitha sulmet gjermane trimërisht. Gjatë natës u dëgjuan tri alarme të sulmeve ajrore, gjatë të cilave aeroplanët luftarakë të armikut nuk u lejuan të arrijnë në qytet.

Shkova në shtrat gjysmë i zhveshur.

E shtunë, 2 shtator. Lodz. – Një alarm në orën pesë të mëngjesit. Mjegull, ftohtë. Ngarenda te selia qendrore. Të gjithë silleshin përreth. Folëm; treguam barsoleta dhe qeshëm. Pritëm katër orë. Të shtëna dhe shpërthime mund të dëgjohen në distancë. Më në fund mbaroi.

Dua të lahem dhe ta heq fanellën, por sapo ra një alarm i ri. Këtë herë mund t’i shohim aeroplanët dhe po ashtu ca vazhda tymi nga plumbat e shkrepur prej tyre. Eksplodimet janë duke u dëgjuar gjithnjë e më pranë nesh. Shkuam në strehimore. Kishte bukur do vajza aty dhe atmosfera u bë gazmore. Bile unë e imitova fjalimin e Hitlerit. Ndërkohë dy aeroplanë gjermanë u rrëzuan dhe të tretin e ndoqën me plumba.

Pas alarmit njerëzit që po vinin nga qyteti na thanë se një bombë e kishte shkatërruar tmerrësisht një shtëpi në rrugën Bandurskiego. Bombat kishin rënë po ashtu në stacionin hekurudhor Kaliska dhe në distriktin Jualianow. Më në fund mund të lahem. Teksa po i laja këmbët u dëgjua një alarm i ri, por s’ma ndjeu. Vazhdova të lahesha, mandej u vesha qetësisht. Pas sulmit u rrova. Natën shkova në shërbim. Një oficer ndërlidhës i distriktit erdhi të na thotë se njërën prej apartamenteve të ndërtesës ishte parë një dritë. E shikuam nga afër, por s’pamë gjë. Oficeri qe i befasuar po aq sa ne.

U vendos që komandanti Marczewski të shkonte lart dhe, me pretekstin se e ka parë një dritë nga rruga, ta hapte një derë nga njëra dhomë në tjetrën, kështu që ne që ishim jashtë në park të mundnim ta kuptonim nëse drita afër derës është ajo që e kishte parë polici më herët. Që të jemi të sigurt se ai është Marczewski, ai do të japë një sinjal me elektrik dore. Komandant Marczewski e përmbushi detyrën që iu dha, por doli se drita që vinte përmes derës ishte e pakët, ndërsa ajo që ishte parë më herët kishte qenë më e ndritshme dhe pa asnjë dyshim kishte shkreptirë me qëllim të sinjalizimit. Problemi po bëhej gjithnjë e më intrigues dhe shqetësues. Polici premtoi ta mbajë nën vëzhgim apartamentin dhe pronarin e tij, z. Ring (një emër interesant gjerman!).

Mareku dhe unë ecëm përreth zonës deri në fund të orarit tonë. Qetësi dhe heshtje. Në orën njëmbëdhjetë shkova në shtrat dhe fjeta si qengj.

/The Diary of Dawid Sierakowiak, Oxford University Press, 1998

/Përkthimi: Gazeta Express