Ditari i javës / Camus: Maj 1935 – shtator 1937 - Gazeta Express
string(42) "ditari-i-javes-camus-maj-1935-shtator-1937"

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 17:27

Ditari i javës / Camus: Maj 1935 – shtator 1937

Arte

Gazeta Express

22/07/2022 17:27

Nga viti 1935 Camus mbajti në mënyrë të çrregullt shënime në formë ditari. Në qendër të çdo reflektimi lidhet shkrimi: projekte, blloqe shënimesh, citate të nxjerra nga veprat e lexuara, shënime udhëtimesh, reflektime, që shpesh shndërrohen në një ditar të vërtetë personal.

Kotësi e termit “përvojë”. Përvoja nuk është eksperimentale. Nuk provokohet: pësohet. Më mirë durimi se sa përvoja. Durojmë… ose më mirë vuajmë.

Lexo Edhe:

Në fund të çdo përvoje nuk bëhemi më të urtë, bëhemi ekspertë. Po në çka?

Çdo njeri që, me shumë vite mbi supe, e rikapitullon jetën e tij, mund t’i thotë vetes me legjitimitet të barabartë: “Jam i lumtur që kam ekzistuar” dhe “Do të kishte qenë më mirë po të mos isha lindur”. Që të dy reagimet janë barabar legjitime dhe po aq të thella.

Asketizmi është marrëzi e pastër. Prore më habit opinioni i lartë që kisha dikur për të. Të luftosh kundër “bishës”, kundër “mishit”: më mirë të vetëvritesh pa një pa dy.

Dëshira i ngjan një sëmundjeje nga e cila nuk do të donim të shëroheshim.

Mjeti më i mirë për ta neutralizuar armikun, për ta hequr qafesh, është të flasësh mirë për të. Do t’i kallëzojnë dhe ai s’do të ketë më forcë t’ju bëjë keq: aty e tutje s’do të jetë më i zoti t’ju dëmtojë; ia keni nxjerrë nga funksioni zemberekun dhe kaq e ka puna e tij.

/Marrë nga Albert Camus, Taccuini, BOMPIANI, 2018

/Gazeta Express