Kurti përkujton ushtarët e rënë amerikanë - roli i ushtrisë së SHBA  për ndaljen e gjenocidit më 1999 i pazëvendësueshëm - Gazeta Express
string(84) "dita-eperkujtimeve-kurti-ushtria-amerikane-ndaloi-gjenocidin-ne-vitin-1999-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2024 21:51

Kurti përkujton ushtarët e rënë amerikanë – roli i ushtrisë së SHBA  për ndaljen e gjenocidit më 1999 i pazëvendësueshëm

Lajme

Gazeta Express

27/05/2024 21:51

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëllimi kryesor i kësaj feste është të nderojë dhe të kujtojë ushtarakët amerikanë që kanë humbur jetën në shërbim të vendit të tyre.

Për këtë në platformën “X”, ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lexo Edhe:

Ai tha se nderojnë rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999.

“Në këtë Ditë Përkujtimore, ne bashkohemi me SHBA-në në kujtimin e ushtarëve amerikanë që dhanë jetën e tyre në mbrojtje të lirisë, barazisë dhe demokracisë. Ne nderojmë gjithashtu rolin e domosdoshëm të ushtrisë amerikane në ndalimin e gjenocidit në vitin 1999 – dhe rolin e saj të vazhdueshëm si garantues i paqes në rajonin tonë”, ka thënë Kurti.