string(82) "dita-e-zgjedhjeve-keds-thote-se-eshte-mobilizuar-per-furnizim-te-rregullt-me-rryme"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 18:17

Dita e zgjedhjeve, KEDS thotë se është mobilizuar për furnizim të rregullt me rrymë

Lajme

Gazeta Express

09/02/2025 18:17

Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), ka deklaruar se ka mobilizuar ekipet për t’u përkujdesur për furnizim të rregullt me energji elektrike.

Ekipet e KEDS-it, thuhet se janë shpërndarë në të gjitha lokalitetet në vend dhe po qëndrojnë në dispozicion për çdo rast në të cilin mund kërkohet ndërhyrja e tyre.

Lexo Edhe:

“Në të gjitha distriktet, që në orët e para të ditës së sotme, ekipe të shumta të KEDS-it janë mobilizuar që të përkujdesen për furnizim të rregullt me energji elektrike”-thuhet në njoftimin e KEDS-it.