Qindra qytetarë dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria kanë mbushur rrugët e Elbasanitpër të festuar Ditën e Verës.
Atmosferës festive i janë bashkuar fëmijët e shkollave, të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe plot kreativitet.Ky qytet prej vitesh është bërë destinacioni kryesor për shumë turistë vendas dhe të huaj, si dhe për përfaqësues të politikës që janë bërë pjesë e festimeveMuzika popullore, aromat tradicionale të ballokumeve dhe panairet me produkte artizanale kanë krijuar një mozaik emocionesh, duke e kthyer Elbasanin në qendrën e festimeve pranverore.