Dita e pestë në Festivalin e Teatrove në Ferizaj/ Programi - Gazeta Express
string(57) "dita-e-peste-ne-festivalin-e-teatrove-ne-ferizaj-programi"

Dita e pestë në Festivalin e Teatrove në Ferizaj/ Programi

Arte

Gazeta Express

05/10/2022 13:36

Dita e pestë sot vazhdon në Ferizaj me Festivalin e Teatrove. Sot do të ketë shfaqje në kuadër të “Retroteatrit”, shfaqje nga Teatri i Gjilanit dhe ndeja si çdo mbrëmje tjetër.

Fokusi do të jetë në shfaqjen me regji të Kaltërim Balajt, “Udha e shkronjave 1946”, lokacioni do të jetë nëshkollën ‘De Rada’.

Lexo Edhe:

UDHA E SHKRONJAVE 1946 / ISH-GJIMNAZI

Në konceptin e dizajnuar nga FTF, ish-gjimnazi vjen si hapësirë e rrugëtimit të parë të shkronjave shqipe në rrugë institucionale shkollore në qytetin e Ferizajt. Në hyrje të këtij objekti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe memories kolektive, figurojnë 25 emra të spikatur të arsimtarëve që kanë shërbyer në këtë shkollë gjatë viteve 1946-1955.

Shumë herë në këtë objekt janë zhvilluar edhe ngjarje të ndryshme kulturore të përgatitura kryesisht nga arsimtarë që kanë punuar në kohën kur kjo shkollë është njohur si shkolla Jeronim de Rada. Sot ky objekt është ndër objektet më të vjetra të qytetit të Ferizajt dhe ka nevojë urgjente renovimi.

Shfaqja luhet në ish-gjimnazin me datën 5 tetor në ora 17:00.

Nga ora 19:00 hapësira do t’i takoj dramaturgut Visar Krusha dhe regjisorit Ilir Bokshi, në Teatrin Adriana.

Në mbrëmja ndeja mbahet nga Dora Xhemajli dhe Gita, më fillim nga ora 21:00 në oborrin e Teatrit.

/Gazeta Express