Dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, deri më tani janë hapur 437 kuti - Gazeta Express
string(81) "dita-e-peste-e-rinumerimit-te-votave-per-tiranen-deri-me-tani-jane-hapur-437-kuti"

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2025 10:29

Dita e pestë e rinumërimit të votave për Tiranën, deri më tani janë hapur 437 kuti

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2025 10:29

Ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne procesi i rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët në qarkun e Tiranës. Kjo është dita e pestë e rinumërimit ndërsa deri më tani janë hapur 437 kuti nga 1282 në total. Rezultatet e deritanishme tregojnë se ka pasur gabime, por që nuk ka trend që mund të çojë në ndryshim të mandateve.

Sipas të dhënave nga KQZ, PD rezulton  se ka marrë deri më tani 219 vota pa meritë, që do i zbriten nga numërimi i parë (mund të jenë vota të pavlefshme ose që i janë marrë partive të vogla). PS ka gjithashtu 193 vota që i ka marrë pa meritë nga 11 maji. Edhe nisma Shqipëria Bëhet humb 26 vota, që rezulton se i janë shtuar në numërimin e parë. PSD e Tom Doshit i hiqen gjithashtu deri më tani 23 vota nga rezultati i parë.

Ndërkohë koalicionit të Lulzim Bashës i shtohen 13 vota që rezultojnë se ia kanë marrë nga numërimi i parë. Edhe koalicionit të Enkelejd Alibeajt rezulton se i kanë marrë 7 vota nga numërimi i parë, të cilët i shtohen me rinumërimin.