Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, nis fjalën sot duke paralajmëruar se do t’i trajtojë tri tema në emër të klientit të tij: pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për rolin e Selimit si ministër i Rendit Publik, pretendimet për disa shkrime dore që pretendohet të jenë bërë prej Selimit dhe më pas për disa përjashtime që mbulon ZPS-ja në dosjen e saj.
Më 13 shkurt zhvillohet dita e pestë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.