Ditën e sotme pranë mjediseve të Pallatit të Kongreseve u çel dhe dita e parë e Panairi të Librit Tirana 2025, i 28-ti Panair Libri.
Suprizat dhe botimet cilësore ishin të shumta ndërkohë që moderimin e ceremonisë së hapjes e bëri Enxhi Nasufi. Aty foli dhe mikpritësi, kryetari i shoqatës së botuesve, Petrit Ymeri.
Risitë këtë vit, përveç pjesëmarrjes së shumtë, ishin dhe botimet e shumta. Libra nga autorë të rinj por dhe të konfirmuar si Ornela Vorpsi. Pëkthime të autorëve të mëdhenj si Kundera e Moravia, por dhe Celine në Zenit.
Atmosfera në ditët në vijim, përkrah njerëzve të letrës, pritet dhe të jetë më e këndshme. Panairi do të zgjasë deri me datë 16. /TemA