Dita e parafundit e Lojërave Olimpike, prin Kina - kjo është renditja e Kosovës - Gazeta Express
string(76) "dita-e-parafundit-e-lojerave-olimpike-prin-kina-kjo-eshte-renditja-e-kosoves"

Dita e parafundit e Lojërave Olimpike, prin Kina – kjo është renditja e Kosovës

Sporte tjera

Gazeta Express

07/08/2021 23:18

Sot është zhvilluar dita e parafundit e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse prin Kina me 87 medalje gjithsej, 38 të arta 31 të argjendta dhe 18 të bronzta.

Lexo Edhe:

Pas saj vjen ShBA-ja me 108 medalje gjithsej, por ka dy më pak të arta se Kina. Ata kanë momentalisht 36 të arta, 39 të argjendta dhe 33 të bronzta, shkruan Gazeta Express.

Top-5shen e përmbyllin shteti nikoqit Japonia, Komiteti Olimpik i Rusisë dhe Britania e Madhe.

Kosova gjendet në vendin e 41-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe në sportin e xhudos.

Kosova garoi me 11 sportistë në këtë Olimpiadë, pesë në xhudo, dy në not, një në shenjtari, një në boks, një në mundje dhe një në vrapim. Që të gjithë atletët kosovarë tashmë e kanë mbyllur garimin në “Tokyo 2020”. /Gazeta Express/