Sonte në natën e katërt të Festivalit të Teatrove mbahet shfaqja ‘Antigonat’ dhe mbrëmja muzikore me grupin ‘Zwada’.
Drama ‘Antigonat’ nga Sofokliu dhe Anouilh me regji të Erson Zymberit dhe dramaturgji të Jeton Neziraj luhet sonte me fillim nga ora 19:00 në Teatrin ‘Adriana’.
Mbrëmja muzikore nga grupi ‘Zwada’ fillon nga ora 21:00 në oborrin e teatrit ‘Adriana’.
Festivali i Teatrove në Ferizaj ka filluar me gusht dhe do të mbahet deri më 4 shtator.
/Express