string(58) "dita-e-dyte-e-lumbardhi-101-si-te-jetojme-ne-boten-e-lumit"

Arte

Gazeta Express

15/04/2025 14:41

Dita e Dytë e ‘Lumbardhi 101’: Si të jetojmë në botën e lumit

Arte

Gazeta Express

15/04/2025 14:41

Të shtunën e kaluar u mbajtën bisedat, ligjëratat, diskutimet duke e përfunduar këtë seminar me forumin reflektues me të gjithë pjesëmarrësit lidhur me të ardhmet e mundshme të lumit Lumbardh si dhe për bashkëpunime të tjera në vijim.

Në ditën e fundit të seminarit u mbajtën diskutimet me Bledar Pulaj, Aslıhan Demirtaş, Ovidiu Tichindeleanu dhe Lena Violetta Leitner.

Seminari është organizuar në bashkëpunim me Unviersitetin e Danimarkës Jugore dhe Universitetin e Prizrenit ndërsa përkrahet nga European Culture Foundation dhe programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia. Puna e Fondacionit Lumbardhi mbështetet me përkrahje institucionale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Rockefeller Brothers Fund.