Dita e Dëshmorëve/ Berisha nga Mati: Do t’u rikthejmë shqiptarëve lirinë dhe dinjitetin
Shqiperi
Gazeta Express
05/05/2025 12:40
Në Ditën e Dëshmorëve, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një aktivitet përkujtimor në qytetin e Matit, ku mbajti një fjalim në nder të të rënëve për lirinë e atdheut.
Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehu mirënjohje për kontributin e matjanëve në historinë kombëtare dhe theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si moment reflektimi për sakrificat e brezave që luftuan për Shqipërinë.
“Nderim për të rënët e të gjitha kohërave të kombit shqiptar, të cilëve sot u detyrohemi më shumë se kurrë, t’u rikthejmë shqiptarëve lirinë dhe dinjitetin,” tha Berisha, duke ftuar të pranishmit në një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve.