Kanë kaluar 13 ditë të muajit gusht, dhe punëtorët e RTK-së, ende nuk i kanë marë pagat e tyre. Kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe vartësi i tij për financa, Hekuran Murati, nuk kanë lëvizur asnjë hap, për t’ua zgjidhur problemin transmetuesit të vetëm publik.
Juristja e mediave, Flutura Kusari, e ka quajtur luftë speciale të Vetëvendosjes e qeverisë Kurti, mos ekzekutimin e pagave për punëtorët.
Dita 13, punetoret e RTK-se ende pa paga.
Lufta speciale dhe presioni i Levizjes Vetevendosje dhe qeverise ne transmetuesin publik vazhdon.