string(91) "distria-krasniqi-une-majlinda-dhe-nora-jemi-shembulli-me-i-mire-qe-me-pune-arrihet-gjithcka"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/04/2023 11:53

Distria Krasniqi: Unë, Majlinda dhe Nora jemi shembulli më i mirë që me punë arrihet gjithçka

Sporte tjera

Gazeta Express

08/04/2023 11:53

Kampionia olimpike në xhudo, Distria Krasniqi ishte e ftuar në Podcast me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Aty ajo foli për shumëçka nga karriera e saj, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi tha se ajo, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë shembulli më i mirë që me punë arrihet çdo gjë.

“Unë gjatë karrierës sime nuk kam hasur edhe në aq shumë pengesa dhe në aq shumë probleme, siç kanë hasur Majlinda dhe Nora sepse i kam pasur rrugët pak më të hapura, i kanë hapur këto të dyja me medaljet e tyre, kështuqë mendoj prapë se ne të trija jemi shembulli më i mirë për gjithë rininë që nëse duam diçka mund të arrijmë, por duhet të punojmë shumë”, tha ajo.