Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të “Grand Slamit” të Hungarisë, shkruan Gazeta Express.
Xhudistja kosovare po dominon në kategorinë 48 kilogramë, në garën që po mbahet në Budapest.
Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki.
Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli.
E në gjysmëfinale, “Disi” e mposhti izraeliten Shira Rishony për ta prekur finalen.
Me këtë rast, Krasniqi e siguroi medaljen e argjendtë, ndërsa do të garojë për të artën sot.
Në finale ajo do të ketë punë me argjentinasen Paula Pareto.
Garat e xhudos u rikthyen sot pas tetë muajsh pauze shkaku i pandemisë COVID-19.
Ndërkohë, garuesit tjerë të Kosovës, Nora Gjakova, Flaka Loxha e Shigeki Nakamura janë eliminuar herët nga kjo garë. /Gazeta Express/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...