Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka vazhduar formën e saj të shkëlqyer në turneun prestigjioz Abu Dhabi Grand Slam 2025, duke siguruar kalimin në gjysmëfinale.
Në çerekfinale, kampionja olimpike arriti të triumfonte ndaj xhudistes izraelite Gefen Primo, të cilën e mposhti me Waza-ari, duke treguar edhe një herë forcën dhe stabilitetin e saj në kategorinë -52 kg, shkruan Gazeta Express.
Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp, në një duel që pritet të jetë tejet i fortë dhe vendimtar për garën drejt medaljes.
Kosova vazhdon të përfaqësohet denjësisht në arenën ndërkombëtare, ndërsa Distria mbetet një nga sportistet më të suksesshme dhe më të besueshme të xhudos shqiptare. /GazetaExpress/
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...