Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të “Grand Slamit” të Hungarisë, shkruan Gazeta Express.
Xhudistja kosovare po dominon në kategorinë 48 kilogramë, në garën që po mbahet në Budapest.
Rrethin e parë, Distria e kaloi pa luftë, ndërsa në atë të dytë ishte më e mirë se hungarezja Eva Csernoviczki.
Në rrethin e tretë, përkatësisht në çerekfinale, Krasniqi e mposhti francezen Shirine Boukli.
Me këtë rast, xhudistja kosovare i afrohet medaljes në Hungari, pas rikthimit të xhudos pas tetë muajsh pauze shkaku i pandemisë COVID-19.
Ndërkohë, garuesit tjerë të Kosovës, Nora Gjakova, Flaka Loxha e Shigeki Nakamura janë eliminuar herët nga kjo garë. /Gazeta Express/