Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit - Gazeta Express
string(65) "distria-krasniqi-kalon-ne-cerekfinale-te-grand-slamit-te-tbilisit"

Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Grand Slamit të Tbilisit

Sporte tjera

Gazeta Express

22/03/2024 9:54

Distria Krasniqi ka prekur çerekfinalen në Grand Slamin e Tbilisit.

Kampionja Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel, në kategorinë deri në 52 kg.

Lexo Edhe:

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.

Në çerekfinale ajo takohet me garuesen nga Spanja, Ariane Toro Soler.