Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Grand Slam - Gazeta Express
string(57) "distria-krasniqi-fiton-medaljen-e-argjendte-ne-grand-slam"

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Grand Slam

Sport

Gazeta Express

22/09/2023 15:29

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare ishte në garë për medaljen e artë, por në finale u mposht nga japonezja, Kisumi Omori, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Distria Krasniqi medaljen e argjendtë e fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kujtojmë se në këtë Grand Slam medalje të argjendtë ka siguruar edhe Nora Gjakova.

Edhe Gjakova është në garë për të artën, pas sot do të përballet në finale me gjeorgjianen, Eteri Liparteliani.

/Gazeta Express/