Distria Krasniqi, e argjendtë në Masters - Gazeta Express
string(39) "distria-krasniqi-e-argjendte-ne-masters"

Distria Krasniqi, e argjendtë në Masters

Sport

Gazeta Express

04/08/2023 18:40

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Budapest.

Kampionia jonë olimpike u ndal në finale nga francezja, Amandine Buchard, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lexo Edhe:

Distria Krasniqi fitoi edhe 1260 pikë olimpike “Paris 2024”.

Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm 36 më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.

Nesër (e shtunë) do të garojnë edhe Akil Gjakova e Laura Fazliu. /Gazeta Express/